dhuna ne familje prangat elektronike mbrojne viktimat 68ad87c2c9c69

Dhuna në familje, prangat elektronike mbrojnë viktimat

August 26, 2025
1 minut lexim

Ministria Gjermane e Drejtësisë synon të mbrojë më mirë viktimat e dhunës në familje në të ardhmen duke monitoruar në formë elektronike dhunuesit. Kjo propozohet në një projektligj të ri.



Viktimat e dhunës në familje do të mbrohen më mirë në të ardhmen duke iu vendosur pranga elektronike në këmbë autorit të krimit. Një projektligj nga Ministrja Federale e Drejtësisë Stefanie, Hubig (SPD) në Gjermani propozon që gjykatat familjare mund t’u kërkojnë autorëve të krimit të mbajnë byzylykë elektronikë me kyç në të ardhmen, siç raportohet nga portali gjerman Funke Media Group.

Viktima paralajmërohet
Nëse autori i krimit afrohet, viktima paralajmërohet nëpërmjet një pajisjeje marrëse dhe “kështu mund të shkojë në një vend të sigurt ose të kërkojë ndihmë në kohë, nëse është e nevojshme”, thuhet në dokument. Policia gjithashtu do të njoftohet automatikisht kur autori i dyshuar i afrohet femrës.

“Futja e monitorimit elektronik të vendndodhjes bazuar tek ligji i mbrojtjes nga dhuna në raste individuale, mund të ndihmojë në parandalimin e vrasjeve ose lëndimeve të rënda trupore”, thuhet nga Ministria Gjermane e Drejtësisë. Jo vetëm që viktimat mund të paralajmërohen më herët, por vetë autorët mund të sillen ndryshe edhe nëse e dinë se po monitorohen.

Pranga elektronike në këmbë do të përdoret tek të ashtuquajturat raste me rrezik të lartë dhe për një periudhë të kufizuar kohore. Gjyqtarët fillimisht do të autorizohen ta urdhërojnë atë për një maksimum prej gjashtë muajsh. Një zgjatje prej tre muajsh në të njëjtën kohë është e mundur, nëse viktima paraqet një kërkesë përkatëse dhe gjyqtarët vlerësojnë se rreziku vazhdon të ekzistojë, sipas draftit./dw

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata e zjarreve ne vend mm vihet nen kontroll zjarri ne bogove te skraparit 68ad869485db9
Lajmi i mëparshëm

Situata e zjarreve në vend, MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit

ikshpk vaksinimi i femijeve i domosdoshem para fillimit te vitit shkollor dhe parashkollor 68ad88af9cffe
Lajmi i radhës

IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor dhe parashkollor

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë