dhuna ndaj te mitures trondit vendin komf kerkon reagim urgjent 6896526b8b245

Dhuna ndaj të miturës trondit vendin, KOMF kërkon reagim urgjent

August 8, 2025
1 minut lexim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka reaguar me shqetësim të thellë pas publikimit në media të pamjeve tronditëse ku disa vajza të mitura dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht një bashkëmoshatare të tyre.

Ngjarja në Gjilan ka ngjallur indinjatë të gjerë publike dhe është konsideruar si një alarm serioz për të gjithë shoqërinë.

Sipas KOMF, ky rast nuk është një incident i izoluar, por pasqyrë e një dështimi të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në identifikimin dhe parandalimin e dhunës në kohë.

Dhuna, e filmuar dhe e shpërndarë në rrjete sociale, e rëndon edhe më tej traumën e viktimës dhe rrezikon përshkallëzimin e pasojave psikologjike dhe sociale për të gjithë të përfshirat.

“Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e jetës së asnjë fëmije”, thuhet në reagimin e KOMF, duke shtuar se ky rast tregon normalizimin shqetësues të dhunës mes të rinjve dhe dështimin e institucioneve për të ndërtuar një sistem efektiv parandalues dhe mbrojtës.

KOMF bën thirrje për një reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet përkatëse:

Aktivizim të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal, për të garantuar rehabilitimin e viktimës dhe përfshirjen në programe të posaçme të të gjithë të miturave të përfshira;

Zbatimin e masave ligjore ndaj autorëve të dhunës, sipas ligjeve në fuqi;

Investim në programe parandaluese në shkolla, në komunitet dhe në familje, me fokus të veçantë te shëndeti mendor, edukimi për paqen dhe ndërhyrja e hershme;

Marrje përgjegjësie të përbashkët nga prindërit, mësuesit, komuniteti dhe institucionet shtetërore për ndërtimin e një ambienti të sigurt për fëmijët.

Ky rast rikthen në vëmendje nevojën urgjente për të rishikuar dhe forcuar politikat për mbrojtjen e fëmijëve dhe për të garantuar se çdo fëmijë ka të drejtë të jetojë pa dhunë, me dinjitet dhe siguri të plotë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

instat nje ne dy shqiptare ka nje makine 6896522e0bb46
Lajmi i mëparshëm

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

planet i ri afer tokes zbulohet ne nje sistem te afert diellor shprese per shenja jete 68965359e1594
Lajmi i radhës

Planet i ri afër tokës?/ Zbulohet në një sistem të afërt diellor, shpresë për shenja jete

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë