dhuna ndaj gazetareve ne proteste reagon asociacioni i gazetareve 6a4769f12da2e

Dhuna ndaj gazetarëve në protestë, reagon Asociacioni i Gazetarëve

July 3, 2026
min lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke dënuar dhunën dhe pengimin e gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas AGSH-së, punonjës të medias u sulmuan si nga efektivë të Policisë së Shtetit, ashtu edhe nga protestues, ndërsa i bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë ngjarjet dhe të mbajnë përgjegjës autorët.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu dhe gazetarja e Top News, Kleida Muka janë cenuar dhe penguar fizikisht gjatë raportimit të tyre.

Deklarata:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë të gjitha aktet e dhunës dhe pengimit të gazetarëve gjatë protestës së zhvilluar më 2 korrik në Tiranë, pavarësisht se nga kush janë kryer.

Sipas raportimeve të mbledhura nga AGSH dhe pamjeve të dokumentuara, gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, është dhunuar nga punonjës të Policisë së Shtetit dhe penguar gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu, janë cenuar fizikisht fotoreporteri i ATSH-së, Andrin Hoxha të cilit i është tentuar t’i merret aparati dhe penguar në punë, si dhe fotoreporteri i NurPhoto, Vlasov Sulaj, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

AGSH i bën thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) të nisë pa vonesë hetime të plota dhe të pavarura për sjelljen e efektivëve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve dhe të mbajë përgjegjës çdo punonjës policie që ka ushtruar dhunë ose ka penguar punën e medias.

Po ashtu, dënojmë edhe sulmet e protestuesve ndaj gazetarëve. Sipas informacioneve të bëra publike dhe të verifikuara nga AGSH, protestuesi Arbër Lleshaj ka cenuar fizikisht gazetarin e Top Channel, Muhamet Veliu gjate ushtrimit te detyrës.

Ndërkohë, gazetarja e Top News, Kleida Muka, është penguar dhe është cenuar fizikisht nga protestues të paidentifikuar gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Ora News, protestues kanë penguar dhe kanë cenuar fizikisht ekipin e televizionit, gazetarin Bekim Bici dhe operatorin Atilio Bleta, ndërsa televizioni ka deklaruar se personat e përfshirë kanë qenë pjesëtarë të partisë “Shqipëria Bëhet”.

AGSH i kërkon Policisë së Shtetit të identifikojë dhe të vërë përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë autorët e sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë rithekson se siguria e gazetarëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të medias dhe e drejta për të raportuar lirshëm janë elemente themelore të lirisë së medias dhe të së drejtës së publikut për t’u informuar. Çdo akt dhune apo intimidimi ndaj tyre është i papranueshëm dhe duhet të hetohet e të ndëshkohet pa asnjë përjashtim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

coroviq studentet serbe nuk duhet te merren me temen e kosoves eshte shtet i pavarur dhe sovran 6a476973e93d9
Lajmi i mëparshëm

Çoroviq: Studentët serbë nuk duhet të merren me temën e Kosovës, është shtet i pavarur dhe sovran

tentoi te godiste me zinxhirin e qenit mbesen e tij 9 vjecare arrestohet 43 vjecari ne greqi 6a476a509a203
Lajmi i radhës

Tentoi të godiste me zinxhirin e qenit mbesën e tij 9-vjeçare, arrestohet 43-vjeçari në Greqi

Të fundit nga

Victoria Beckham shkëlqen me stil në Paris

Victoria Beckham u shfaq tejet elegante me një fustan të zi klasik (LBD) gjatë një daljeje në Paris të enjten. Dizajnerja 52-vjeçare tregoi edhe një herë sensin e saj të spikatur të
ShkoLartë