dhoma e avokatise berat kunder miratimit te draft kodit te ri penal rrezikohen profesionet e lira dhe liria e avokateve 688a3c49bd0b9

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

July 30, 2025
1 minut lexim

Dhoma e Avokatisë Berat ka dalë hapur kundër miratimit të Draft-Kodit të ri Penal, duke paralajmëruar se ai përbën një rrezik serioz për profesionet e lira në vend. Në një reagim zyrtar të publikuar nga Sekretari i Dhomës, Av. Erion Ismailaj, theksohet se propozimet e reja ligjore prekin drejtpërdrejt punën e avokatëve, kontabilistëve, përkthyesve, ekspertëve dhe profesionistëve të tjerë të pavarur.

“Si avokat dhe pjesë e sistemit të drejtësisë, ndjej detyrimin profesional dhe qytetar të shpreh kundërshtimin tim të prerë ndaj Draft-Kodit të ri Penal, i cili ndodhet në proces miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë. Ky draft nuk është një reformë për drejtësi më të mirë. Përkundrazi, ai përmban elementë që rrezikojnë seriozisht profesionet e lira, përfshirë avokatët, kontabilistët, përkthyesit, ekspertët privatë dhe shumë të tjerë,” u shpreh Ismailaj.

Sipas tij, drafti përmban disa probleme të rënda, ndër të cilat spikat:

Kriminalizimi i shpërblimit profesional: Dispozitat parashikojnë ndjekje penale për pagesat që profesionistët marrin për punën e tyre, nëse ato konsiderohen si “të pajustifikuara” apo “të papërshtatshme”, duke cenuar ndjeshëm marrëdhëniet kontraktore dhe krijuar pasiguri te profesionistët e ndershëm.

Goditja e pavarësisë profesionale: Drafti hap rrugë për ndjekje penale ndaj avokatëve dhe profesionistëve që këshillojnë ose përfaqësojnë klientë, duke minuar të drejtën për mbrojtje dhe pavarësinë e profesionit ligjor.

Gjuhë e paqartë ligjore: Terma si “mosmarrje masash”, “mosrespektim i përgjegjësisë”, apo “rrezik i lartë”, janë të paqarta dhe të hapura për interpretim të gjerë, duke rrezikuar që çdo gabim teknik të kthehet në vepër penale.

Mungesa e konsultimit publik: Kodi i ri është hartuar pa përfshirjen e Dhomave të Avokatisë, profesionistëve apo shoqërisë civile, duke cenuar transparencën dhe legjitimitetin e tij.

“Ky draft rrezikon të ngufasë zërat kritikë dhe profesionet e pavarura, të frikësojë profesionistët, dhe të minojë shtetin e së drejtës në vendin tonë. Nëse ky kod miratohet në formën aktuale, ai nuk do të jetë një mjet për drejtësi më të mirë, por një rrezik për lirinë e çdo profesionisti dhe qytetari të ndershëm,” përfundon deklaratën Av. Ismailaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i kuvendit afrim gashi dekreton ligjin per shkollat fetare permbyllet procedura parlamentare 688a32e8777be
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi Dekreton Ligjin për Shkollat Fetare – Përmbyllet Procedura Parlamentare

benjamin sesko ka vendosur se cilit klub te premier leagues deshiron ti bashkohet 688a3cee569cd
Lajmi i radhës

Benjamin Sesko ka ‘vendosur’ se cilit klub të Premier Leagues dëshiron t’i bashkohet

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë