dhjetra ushtare ne izolim prej zgjebes ne maqedoni 698785bb23c9b

Dhjetra ushtarë në izolim prej zgjebes në Maqedoni

February 7, 2026
min lexim

Të paktën dy ushtarë të ARM-së nga kazerma e Velesit janë infektuar me zgjebe. Simptomat i kanë shfaqur para disa ditësh, por eprorët e tyre fillimisht nuk e kanë marrë seriozisht kruarjen e fortë dhe skuqjet në trup, derisa ushtarët kanë filluar të kenë temperaturë.

Ushtarë profesionistë nga kazerma, të cilët për arsye të kuptueshme dëshirojnë të mbeten anonimë, i kanë deklaruar për TV24 se numri i ushtarëve në izolim është më i madh dhe se një pjesë e tyre janë dërguar edhe për kontrolle spitalore. Ata pretendojnë se kushtet e higjienës në kazermë janë të papërshtatshme, pa ujë të mjaftueshëm të ngrohtë dhe me shtroja të vjetruara. Ushtarët janë lëshuar në shtëpi gjatë fundjavës, ndërsa bashkëbiseduesit tanë frikësohen se sëmundja mund të përhapet edhe jashtë kazermës.

“E para, nuk janë dy, por rreth 10 persona në izolim, një pjesë i dërguan për kontrolle spitalore. E dyta – ata fëmijë janë aty që nga dhjetori, në janar dhanë betimin, zgjeben e kanë marrë aty sepse nuk kanë kushte elementare higjiene. Nuk kanë ujë të ngrohtë, të gjorët improvizojnë: në shishe plastike mbushin ujë nga objektet përreth dhe e ngrohin disi në kazermë për t’u larë sa munden. Flënë në dyshekë të shkatërruar, që mbajnë erë të keqe, me batanije që kundërmojnë dhe janë plot pluhur… dhe kështu merret zgjebja.

Sëmundja është shfaqur në repartin e meshkujve, në atë të femrave për momentin nuk ka raste, edhe pse simptomat mund të shfaqen 4 deri në 6 javë pas infektimit.

Zgjebja u është shfaqur para rreth 10 ditësh, fëmijët kanë filluar të kruhen, fillimisht eprorët nuk u kanë besuar, por pasi kanë filluar të kenë temperaturë, e kanë kuptuar se është serioze. Të enjten në mbrëmje ka ardhur një ekip mjekësor, ndoshta nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk e di, thonë se mjekë nga Shkupi kanë ardhur me skafandra. U kanë bërë kontroll epidemiologjik fillestar të gjithëve, një pjesë i kanë dërguar në spitale, rreth dhjetë në izolim, ndërsa të gjithë të tjerët janë lëshuar në shtëpi. Zoti mos e dhashtë që dikush të jetë i infektuar pa pasur ende simptoma, sepse do ta përhapë edhe në shtëpi. Ajo për ngrohjen që nuk e kishin dhe që u sëmurën nga bronkiti – është një histori më vete.”

Nga ARM-ja konfirmuan se disa nga ushtarët e tyre janë infektuar me zgjebe, por mohojnë se infektimi ka ndodhur në kazermë. Ata thonë se të infektuarit janë pjesë e ushtarëve të rinj të pranuar më 29 dhjetor dhe se në kazermë mbizotërojnë kushte ushtarake, të cilat janë larg të qenit johigjienike. Sipas tyre, menjëherë pas diagnostikimit janë ndërmarrë të gjitha protokollet dhe masat shëndetësore për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Ata theksojnë se para akomodimit është kryer dezinfektim dhe përgatitje e hapësirave, ndërsa larja dhe higjiena janë të organizuara në mënyrë planifikuese dhe në kushte të përshtatshme.

“Sistemimi i ushtarëve është i rregulluar sipas Rregullores për sistemim dhe rend në Armatë. Para fillimit të stërvitjes janë siguruar kushte të përshtatshme për akomodim, qëndrim dhe punë, në përputhje me standardet e Armatës. Para sistemimit të personelit është kryer dezinfektim i plotë i hapësirave dhe janë vënë në përdorim shtroja dhe batanije të pastra dhe të lara. Larja e ushtarëve është e organizuar dhe zbatohet në mënyrë planifikuese dhe në kushte të përshtatshme.”

Ata shtojnë se gjatë periudhës së fundit Armatës ka realizuar disa aktivitete fushore me angazhimin e disa qindra forcave vendore dhe të huaja dhe nuk është evidentuar shfaqja e këtij lloji të sëmundjes. Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se veprojnë sipas kërkesave të Armatës dhe se për rastin konkret do të ndërmerren masa sipas udhëzimeve të Qendrës Ushtarake Mjekësore.

Zgjebja ose skabiesi është një sëmundje e lëkurës që shfaqet në kushte johigjienike dhe shkaktohet nga një parazit që futet nën lëkurë, ndërsa simptomat shfaqen 4 deri në 6 javë pas kontaktit me një person të infektuar. Rasti hap çështje për higjienën dhe kushtet në të cilat qëndrojnë ushtarët e sapopranuar, si dhe për njohjen në kohë dhe menaxhimin e rreziqeve të mundshme shëndetësore në kapacitetet e kazermave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalimi i rrjeteve sociale macron truri i femijeve nuk eshte ne shitje 69877fc6116f8
Lajmi i mëparshëm

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

gjendet i pajete djali i reperit lil jon 698787f8d273e
Lajmi i radhës

Gjendet i pajetë djali i reperit Lil Jon

Të fundit nga

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi. Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36
ShkoLartë