dhjetera police te lenduar ne protesten per bashkimin e mbreterise ne londer 68c65615e0fcb

Dhjetëra policë të lënduar në protestën për “Bashkimin e Mbretërisë” në Londër

September 14, 2025
1 minut lexim

Një protestë masive e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, ka përfunduar me dhunë në qendër të Londrës, duke lënë të lënduar 26 policë – katër prej tyre rëndë, sipas Metropolitan Police.

Në “Unite the Kingdom Rally”, që mblodhi deri në 150 mijë pjesëmarrës, pati përplasje me forcat e rendit, ku ndaj policëve u hodhën shishe dhe mjete të tjera. Zyrtarët e policisë njoftuan për 25 arrestime dhe paralajmëruan se numri mund të rritet, raporton BBC.

Në mesin e folësve ishte edhe miliarderi Elon Musk, i cili u lidh me videomesazh duke folur për “migracion të pakontrolluar” dhe duke bërë thirrje për “ndryshim qeverie” në Britani.

Njëkohësisht, rreth 5 mijë persona morën pjesë në një kundër-protestë të organizuar nga lëvizja “Stand Up To Racism”. Të dyja turmat u ndanë nga kordonët e policisë, por tensionet shpërthyen kur disa protestues të Robinsonit tentuan të kalojnë drejt zonës së kundërshtarëve.

Policia raportoi se disa oficerë pësuan thyerje dhëmbësh, tronditje në kokë dhe lëndime të tjera serioze.

Sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, dënoi ashpër sulmet ndaj policisë, duke paralajmëruar se “çdokush që merr pjesë në aktivitete kriminale do të përballet me fuqinë e plotë të ligjit”.

Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, e mbylli tubimin duke premtuar se do të organizojë edhe ngjarje të tjera të ngjashme.

Ai u lirua nga burgu më herët këtë vit, pasi kishte vuajtur një dënim për shpifje ndaj një refugjati sirian. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkelzen gashi kosova gjithmone ka zbatuar kerkesat e shba se perjashtim vetem me serbine 68c655008fa71
Lajmi i mëparshëm

Shkëlzen Gashi: Kosova gjithmonë ka zbatuar kërkesat e SHBA-së, përjashtim vetëm me Serbinë

parashikimi i motit per diten e diele 68c65cf054aad
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për ditën e diele

Të fundit nga

ShkoLartë