dhjetera automjete bllokohen nga bora ne qarkun shkoder 69583a9540a4b

Dhjetëra automjete bllokohen nga bora në qarkun Shkodër

January 2, 2026
1 minut lexim

Prefekti i Qarkut Shkodër ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

‘Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.

Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut. Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor’, bëhet me dije në njoftim..

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Në rast nevoje ose problematikash, qytetarët ftohen të komunikojnë menjëherë me Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave, shtohet më tej në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

doganat e maqedonise ne vitin 2025 arketuan 2 14 miliarde euro 69582e11f3ec5
Lajmi i mëparshëm

Doganat e Maqedonisë në vitin 2025 arkëtuan 2.14 miliardë euro

portugezi tundohet nga barcelona 69583af68903a
Lajmi i radhës

Portugezi tundohet nga Barcelona

Të fundit nga

ShkoLartë