dhermiu jo me muzike qe cmend dynjane dhe me ujerat e zeza ne det rama merr si shembull himaren plazh publik me sherbime 68b979f9e1033

“Dhërmiu, jo me muzikë që çmend dynjanë dhe me ujërat e zeza në det”/ Rama merr si shembull Himarën: Plazh publik me shërbime

September 4, 2025
1 minut lexim

Edi Rama: Dhërmiu s’ka pse të ketë më subjekte që vijnë nga vende të tjera që çmendin dynjanë me muzikën dhe derdhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka dhënë një shembull me çadrat e loguara të bashkisë dhe me një shërbim të pastër, pa salltanete, por pa asnjë stres.

Plazhe si i Durrësit, Shëngjinit apo Velipojës janë të mëdha, nuk mund të jenë 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë me praktikat më të mira, t’i përgjigjen asaj që qytetari paguan.

Nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong vetëm se je ne Ksamil, në një parajsë të natyrës kur nuk ke asnjë kontribut për cilësinë e detit, bukurinë e natyrës. Jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur.

Bashkia e Lezhës ka pasur një rol kyç për pastërtinë, ka dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit të plazheve të pastra. Plazhi duhet të jetë në dispozicion të yt, jo të uzurpatorëve. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun nuk mund të ketë vetëm rërë, por të ketë shërbim, si ai që ka ofruar Himara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI 4
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani: Presim 150 mijë vota, pas zgjedhjeve Aleanca Kombëtare për Integrim do të jetë forca e dytë politike në vend

agim ademi befason zviceranet leon avdullahu mund te behet granit xhaka i kosoves 68b97a5ba835f
Lajmi i radhës

Agim Ademi befason zviceranët: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë