dhendri ushtron presion psikologjik ndaj vjehrres kjo e fundit e denoncon pajiset me urdher mbrojtjeje 68d119ebb0890

Dhëndri ushtron presion psikologjik ndaj vjehrrës, kjo e fundit e denoncon. Pajiset me urdhër mbrojtjeje

September 22, 2025
1 minut lexim

Një 46-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-vjehrrës së tij.

Pas ngjarjes, ajo e ka denoncuar në polici, e ku më pas u pajis me urdhër-mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mungon avokati i njerit te akuzuar shtyhet seanca ndaj bedri shabanit dhe muharrem qerimit 68d11943af810
Lajmi i mëparshëm

Mungon avokati i njërit të akuzuar, shtyhet seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

avionet gjermane ndalojne avionin rus mbi detin baltik 68d11a5759505
Lajmi i radhës

​Avionët gjermanë ndalojnë avionin rus mbi Detin Baltik

Të fundit nga

ShkoLartë