devijimi i votave ne zgjedhje rron gjinovci shpjegon shifrat 696bca40030eb

Devijimi i votave në zgjedhje, Rron Gjinovci shpjegon shifrat

January 17, 2026
1 minut lexim

Analisti Rron Gjinovci tha se devijimi i votave në zgjedhjet e fundit ishte real, por jo një skemë masive.

Nga 104,658 vota të rinumëruara, 12% rezultuan të devijume nga vullneti i votuesve në nivel kandidatësh, që përbën rreth 1.4% të totalit të votave.

Ai vlerëson se rinumërimi e ka korrigjuar këtë problem, por thekson nevojën që prokuroria të veprojë ndaj komisionerëve të përfshirë për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Meqë shoqnia civile po dështon me qenë neutrale dhe me shpjegu mirë problemin objektivisht, po më duhet me u involvu në këtë temë.

1. Vjedhja e nji vote është tragjedi për demokracinë.

2. Shtrembërimi i rezultatit brenda kandidatëve për deputetë është i papranueshëm.

3. Kosova e adresoi këtë problem dhe po e sanon përmes rinumërimit.

4. 12% e votave të rinumërume (12940 të devijume nga 104658 të rinumërume) janë të devijume nga vullneti i votuesve në nivel kandidatësh, jo partish politike. 12940 vota të devijume në raport me 906753 (vota në total) i bjen 1.4% e krejt votave. Nuk është një skemë masive siç po thuhet. Prap është për shqetësim. Mirëpo kjo u sanua me rinumërim.

Nëse përnime dëshiron me jau ilustru njerëzve të thjeshtë shkallën e vjedhjes/devijimit të vullnetit duke e paraqitë vizualisht vjedhjen/devijimin mrena partive, atëherë grafikoni duket si ma poshtë. Kjo për shkak se proporcioni i saktë i vjedhjes/devijimit të votës mrena partisë është i pamundun me u llogaritë deri sa të kryhet i gjithë procesi. Indikacioni ma i mirë i shkallës së vjedhjes/devijimit është krahasimi i votave të vjedhuna/devijume me votën totale të rinumërume për secilën parti. Renditja flet vet: 30% e votave të rinumërume të PDK-së dalin të vjedhuna/devijume, 11% të AAK-së, 11% të LDK-së dhe 5% të VV-së.

Tash prokuroria është mirë me i arrestu komisionerët e involvum të PDK-së, AAK-së, LDK-së dhe LVV-së dhe me i çu në burg për këtë tentim të pasuksesshëm për me i komprometu zgjedhjet e Republikës ma demokratike në Ballkanin Perëndimor.

*Numrat janë të përafërt.

Image

Tabela

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me dhunuan ne shtepine time njerez me uniformen e policise reagon serish 46 vjecari nga fieri dua drejtesi 696bc9e450bef
Lajmi i mëparshëm

“Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Dua drejtësi

tragjike i mori leven e videolojes 11 vjecari vret me arme zjarri babane e tij 696bca899be4d
Lajmi i radhës

Tragjike/ I mori levën e videolojës, 11-vjeçari vret me armë zjarri babanë e tij

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë