detajet gjkko denon me burg ish deputetin alqi bllako por pritet te lirohet nga qelia 690a3ae4ef100

Detajet/ GJKKO dënon me burg ish-deputetin Alqi Bllako, por pritet të lirohet nga qelia

November 4, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë pasdite vendimin për ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi si fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Po ashtu u vendos që t’i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se është vendosur të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër.

Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.

Gjykata tha të lirohet nëse nuk mbahet për dënim tjetër, çka do të thotë se pritet të lirohet.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

orav zgjerimi i be se eshte imperativ strategjik investim ne stabilitet 690a3a41f370f
Lajmi i mëparshëm

Orav: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, investim në stabilitet

vdes njeriu me i pasur ne britani te madhe 690a3b540655b
Lajmi i radhës

Vdes njeriu më i pasur në Britani të Madhe

Të fundit nga

ShkoLartë