detajet gara per drejtuesin e ri te bkh keshilli i larte i prokurorise cakton daten per permbledhjen e anetareve dhe lirimin nga detyra te hajnat 68b159c401406

Detajet/ Gara për drejtuesin e ri të BKH, Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën për përmbledhjen e anëtarëve dhe lirimin nga detyra të Hajnat

August 29, 2025
min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën 1 shtator si ditën kur anëtarët do mblidhen për të deklaruar mbarimin e mandatit të drejtoreshës së BKH Aida Hajna.

Anëtarët e KLP siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha do të mblidhen këtë të hënë në orën 11 për të vendosur lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit që sipas ligjit i mbaron mandati pesë vjeçar në 31 gusht.

Më herët Anila Hoxha ka raportuar se procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri ka ngecur dhe se gjetja mes kandidatëve e shefit të ri të BKH nuk la gjasa të kryhet brenda afateve të caktuara nga ligji, pasi Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Posaçëm të Figurës dhe Pasurisë nuk ka nisur ende kontrollin e shtatë kandidatëve, që do të thotë ende nuk janë përcjellë shkresat drejt shërbimit sekret dhe institucioneve të tjera të ngarkuara me ligj, që do të japin përgjigje për figurën e garuesve.

Dhe për të kontrolluar pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat që pretendentët Gledis Nano, Gentian Ndoj, Elton Kërluku ,Andi Pogace, Gentian Shehu, Artur Beu, Joni Keta i kanë dorëzuar pranë ILDKPI.

Nga përfundimi i testeve (datë 28 korrik) me një komision të posaçëm të përzgjedhjes (tre prokurorë që udhëhoqën këtë gare), tashmë komisioni i dytë duhet të kryejë vlerësimet e mëtejshme. Në përmbajtje të tij janë një gjyqtar antikorrupsion, dy prokurorë të SPAK, dhe dy hetues të BKH , njëri siç përmend ligji vjen nga seksioni financiar dhe ai ishte Z.Elton Kërluku. Por hetuesi rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga komisioni i kontrollit, mbasi si një aspirant për drejtimin e BKH nuk mund të kontrolloje veten dhe 6 konkurrentët e tjerë.

Ishte reagimi i vonuar i KLP në ngërçin Hajnaj dhe beteja që ajo pati prej muajit dhjetor 2024 në një letërkëmbim të gjatë që ekspozoi krizën e komunikimit brenda strukturës së posaçme.

Po ashtu gara u çel me vonesë, por edhe kur u mbyll zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumenteve të të interesuarve, u shty me kohë shtesë të pajustifikuar dhe përtej protokollit.

Lexo më shumë nga analiza e gazetares së Top Channel Anila Hoxha: Analiza/ Anila Hoxha: Prapë për Byronë Kombëtare të Hetimit


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

supremja shqyrton padine e oek ut kunder zrre per tregun e lire te energjise 68b15921d406d
Lajmi i mëparshëm

Supremja shqyrton padinë e OEK-ut kundër ZRrE për tregun e lirë të energjisë

ARBEN FETAI
Lajmi i radhës

Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe Gjoka Construction, ndryshimi nuk ndalet!

Të fundit nga

ShkoLartë