detajet e reja ne top story gazetari jane mbi 130 video qe spak po i sheh pajisja pergjuese 6949d74348aed

Detajet e reja në “Top Story”, gazetari: Janë mbi 130 video që SPAK po i sheh, pajisja përgjuese…

December 23, 2025
1 minut lexim

gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje.

Veç të tjerash, nga hetimi ka dalë në pah se Ergys Agasi kishte instaluar pajisje për regjistrim në zyrën e tij.

Qyno deklaroi në “Top Story” se janë 130 video-përgjimesh të cilat SPAK po i sheh dhe kontrollon.

“Është një dosje që është në vijimësi, do të ketë zyrtarë të tjerë në administratën shtetërore, sepse shumë nga ajo pajisja përgjuese që çuditërisht nuk e di se cili ka qenë qëllimi që ky duhet t’i përgjonte të gjitha takimet. Janë 130 e kusurë video, që janë rikuperuar dhe marrë nga kjo pajisje. Padyshim që do të shihen njëra pas tjetrës.

Zakonisht në dosjen penale ato tre pikat, unë që kam parë dosje, janë sharje, ose janë emra që SPAK nuk do t’i bëjë publik. Këto janë dy standarde ku vihen pikat”, tha Qyno.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

conte vetem fituesit kane rendesi 6949d6bb53389
Lajmi i mëparshëm

Conte: Vetëm fituesit kanë rëndësi

presidentja osmani lajmerohet nga uashingtoni ne kemi besim te plote ne administraten trump 6949d79e250a6
Lajmi i radhës

Presidentja Osmani lajmërohet nga Uashingtoni: Ne kemi besim të plotë në administratën Trump

Të fundit nga

ShkoLartë