detaje nga operacioni i spak trafik kokaine nga amerika latine drejt be si u zbulua grupi kriminal 69395c83272f4

Detaje nga operacioni i SPAK/ Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt BE, si u zbulua grupi kriminal

December 10, 2025
1 minut lexim

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha mëson se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku sipas burimeve nga SPAK janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Hetimi u krye nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi. Për këtë dosje janë firmosur nga Gjykata e Posaçme me urdhër të SPAK 14 masa sigurie.

Bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

davies ndihem shume i lumtur qe jam kthyer 69395bf78f24a
Lajmi i mëparshëm

Davies: Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer

po bie interesimi per blerjen e automjeteve elektrike 69395caec6689
Lajmi i radhës

Po bie interesimi për blerjen e automjeteve elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë