detaje nga filmi i ri i kiares dhe luizit zbulohen emrat e tyre skenike dhe kasti 695a5a7283b5e

Detaje nga filmi i ri i Kiarës dhe Luizit, zbulohen emrat e tyre skenikë dhe kasti

January 4, 2026
1 minut lexim

Filmi i shumëpritur me Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, “Loja e fundit”, që pritet të dalë në muajin shkurt, vijon të ngjallë kuriozitet të madh te publiku, ndërsa dalëngadalë po zbulohen edhe disa detaje interesante rreth historisë.

Është zbuluar se personazhet që interpretojnë dy protagonistët kryesorë në film quhen Luiz Belli dhe Kiara Pipo. Një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen, për shkak të ngjashmërive të dukshme me emrat dhe identitetin publik të tyre.

Megjithatë, theksohet se filmi nuk rrëfen historinë reale të Kiarës dhe Luizit. Bëhet fjalë për një histori fiktive, e ndërtuar mbi personazhe të imagjinuar. Ajo që e bën filmin të ndihet kaq autentik është ngjashmëria emocionale dhe kimia mes dy protagonistëve, elementë që i japin rrëfimit një ndjesi shumë personale dhe reale për publikun.

Përveç dy roleve kryesore, në kastin e aktorëve të zbuluar deri më tani bëjnë pjesë edhe Akil Varfi, Eglein Laknori, Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe Zhani Ciko, duke premtuar një ansambël të pasur interpretimesh.

Filmi vjen nga producentja dhe skenaristja Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezini, e njëjta dyshe krijuese që më herët ka sjellë për publikun prodhime shumë të dashura si Luli & Goni Lemes dhe serialin HOT.

Filmi është një nga projektet më të komentuara të fillimvitit, ndërsa publiku pret me interes zbulime të tjera për historinë dhe personazhet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e lapajt policia merr masa per sigurine e rendit apel qytetareve 695a5733bdea8
Lajmi i mëparshëm

Protesta e Lapajt, policia merr masa për sigurinë e rendit, apel qytetarëve

pas sulmeve ndaj njerezve qente endacake ne gazi babe demtojne edhe automjete 695a5f3eda915
Lajmi i radhës

Pas sulmeve ndaj njerëzve, qentë endacakë në Gazi Babë dëmtojnë edhe automjete

Të fundit nga

ShkoLartë