deshtimi i 37 te per konstituimin e kuvendit shperthen maxharraj turpi ska brire 685bfc0a3c6a5

Dështimi i 37-të për konstituimin e Kuvendit, “shpërthen” Maxharraj: Turpi s’ka brirë…!

June 25, 2025
1 minut lexim

Kuvendi i Kosovës ka shënuar të enjten dështimin e 37-të radhazi për t’u konstituuar, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale në vend dhe duke nxitur reagime të ashpra në opinionin publik.

Profesori Binak Maxharraj ka thënë se ky është trupi i të paftyrëve deputetë të opozitës.

“Kosova, me afro 40 dështime për konstituimin e parlamentit, i plotëson kushtet për t’u futur në Librin e Ginisit si shtet jo-funksional”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

DËSHTIMI I 37-të PËR KONSTITUIMIN E PARLAMENTIT

Ky është turpi me shumë fytyra i të paftyrëve deputetë të opozitës, që s’i hanë palla për shtet, por vetëm për pushtet – për me muj’të me e vjedhë sa më shumë.

Dështimi i 37-të me radhë, pa pasur një fund, është edhe një dëshmi dhe fakt se sa të pazotë jemi për të krijuar shtet.

Kosova, me afro 40 dështime për konstituimin e parlamentit, i plotëson kushtet për t’u futur në Librin e Ginisit si shtet jo-funksional.

Turp! Turpi s’ka brirë – veç kështu bëhet shteti: sallamadi e vjedhje pas shpine.

Turp, turp… turp në brirë!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gerguri i bashkohet drites 685bfc07095ed
Lajmi i mëparshëm

Gërguri i bashkohet Dritës

shitjet e tesla vazhdojne renien ne evrope 685bfcf6ed3d2
Lajmi i radhës

​Shitjet e Tesla vazhdojnë rënien në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë