deshmi te reja per dhunen ne familje qe e ushtronte jovanovski ndaj bashkeshortes se tij ivana 69ce79740ab8e

Dëshmi të reja për dhunën në familje që e ushtronte Jovanovski ndaj bashkëshortes së tij Ivana

April 2, 2026
min lexim
BUKI0429.MXF snapshot 00.20.212 780x470 1

Dëshmitarët në seancën gjyqësore kundër Stojançe Jovanovskit deklaruan se kishin dijeni që ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij Ivana. Mësimdhënësja e vajzës së tyre gjashtëvjeçare theksoi se në shkollë kishin njohuri për dhunën në familje dhe për këtë ishte njoftuar edhe psikologu i shkollës.

“Fëmijët po luanin dhe vura re se Katja ra në tokë. I pyeta nëse po luanin ndonjë lojë apo po bënin dramatizim të ndonjë tregimi. Katja tha se kur babai i saj e rrihte nënën, ajo binte ashtu. Menjëherë e njoftova psikologen dhe ajo bisedoi me Katjën, si dhe e thirri edhe nënën e saj, Ivanën”, deklaroi Natka Lazarovska, dëshmitare.

– Katja tha se nëna e saj binte ashtu kur e rrihte babai i saj

– Menjëherë e njoftova psikologen

Vëllai i Ivanës dëshmoi se nga fundi i vitit 2024 kishte vërejtur ndryshime në sjelljen e saj, ndërsa babai i tyre kishte angazhuar një avokat që ajo të fillonte procedurë për divorc. Ai theksoi gjithashtu se e kishin ndërprerë procedurën trashëgimore për pasurinë e babait të tyre, pasi Jovanovski i ishte kërcënuar në telefon.

Nga fillimi i vitit 2025 deri në gusht, ajo ndaloi së më dërguari fotografi të Katjës. E gjithë familja u bë dyshuese se diçka po ndodhte. Pas ngjarjes në autostradën në Shtip, Ivana dhe Katja erdhën të jetonin në banesën e nënës sime dhe atëherë Ivana filloi të na tregonte se kishte probleme dhe se i duhej ndihmë për t’i zgjidhur”, theksoi Aleksandar Stojanovska, vëllai i Ivanës.

– e gjithë familja u bë dyshuese se diçka po ndodhte

– Ivana na tregoi se kishte probleme

Një fqinje nga ndërtesa e tyre për një periudhë më të gjatë kishte dëgjuar britma dhe zhurmë nga banesa e Jovanovskit. Dy herë kishte bërë denoncim në polici, por policët nuk kishin zbuluar asgjë, pasi në korridore nuk dëgjohej nga cili banesë vinin britmat. Herën e dytë, polici i kishte thënë se do të merrte kallëzim për denoncim të rremë. Jovanovski akuzohet se për një periudhë të gjatë e ka maltretuar dhe rrahur bashkëshorten e tij Ivanën, gjë që e ka çuar atë në një gjendje tragjike për t’i marrë jetën vetes së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vmro paradoksi i ristoska kritike ndaj sistemit ku ajo vete bente pjese 69ce782585703
Lajmi i mëparshëm

VMRO: Paradoksi i Ristoska – kritikë ndaj sistemit ku ajo vetë bënte pjesë

Të fundit nga

ShkoLartë