deshiron dicka per te ngrene momenti i sikletshem nga takimi trump zelensky presidenti amerikan i drejtohet gazetarit nxirreni jashte dhe 6951a6456424b

“Dëshiron diçka për të ngrënë?”/ Momenti i sikletshëm nga takimi Trump-Zelensky, Presidenti amerikan i drejtohet gazetarit: Nxirreni jashtë dhe…

December 28, 2025
1 minut lexim

Përfaqësuesve të mediave iu lejua për pak çaste hyrja në sallën e ngrënies në rezidencën Mar-a-Lago, ku po zhvillohej takimi mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pas disa minutash, gazetarëve iu kërkua papritur të largoheshin nga ambienti, por jo përpara se Trump të bënte një koment të pazakontë. Duke iu drejtuar një gazetari, ai e pyeti me humor.

“Dëshiron diçka për të ngrënë? Nxirreni jashtë dhe thuajini kuzhinierit t’i shërbejë një drekë të vogël”, tha Trump.

Korrespondenti i DW News në Shtetet e Bashkuara, Misha Komadovsky, shkroi në rrjetin social X  se, ndonëse kamerat nuk ishin në menu, ushqimi i përgatitur për takimin përfshinte salsiçe të mbështjella me petë,  biftek, patate të skuqura, karkaleca me kokos, biskota dhe ujë.

Takimi mes Trump dhe Zelenskyt ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare, ndërsa momenti i shkurtër me mediat ka ofruar edhe një episod të pazakontë që u përhap shpejt në rrjetet sociale.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deklarohet kurti urime fitorja me e madhe ne historine e vendit 6951a47ec934d
Lajmi i mëparshëm

Deklarohet Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

shkurta haxhiu hedh serish akuza ndaj opinionisteve dhunuesen e mbajten brenda 6951ac9212068
Lajmi i radhës

Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

Të fundit nga

ShkoLartë