Ky është momenti kur një vajzë adoleshente për pak sa nuk e marrin me vete dallgët, ndërsa bën një selfie në një mur porti gjatë stuhisë Ingrid në Britania të Madhe.
Pamjet tregojnë vajzën duke ecur drejt skajit të murit në Paignton, Devon, duke u përkulur ndërsa valët përplasen anash.
Ajo shpejt goditet nga dallgët e detit të stuhishëm dhe lëshon një ulërimë përpara se të vrapojë për t’u fshehur. Por në vend që të gjejë siguri, ajo kthehet përsëri në buzë në një përpjekje për të bërë selfien dramatike.
Vajza madje heq pallton e saj dhe hyn në ujë për një përpjekje të tretë. Këtë herë, ajo është plotësisht e lagur nga një valë që pothuajse e rrëzon atë nga ekuilibri.
Më në fund duke kuptuar rrezikun në të cilin po e vinte veten, ajo del nga deti dhe largohet nga zona e portit.
Videoja është filmuar nga një kalimtar i tronditur mbrëmë ndërsa stuhia Ingrid vazhdon të godasë Britaninë jugperëndimore me erëra prej 100 kilometra në orë.
Burimi: botasot.info


