deri te premten temperaturat do te ulen moti i nxehte ne maqedoni do te rikthehet ne fundjave 686ee9119fdaa

Deri të premten temperaturat do të ulen, moti i nxehtë në Maqedoni do të rikthehet në fundjavë

July 10, 2025
1 minut lexim

Deri ditën e premte vendi do të përfshihen nga mot më i freskët se sa ditët e kaluara kur temperaturat kalonin mbi 40 gradë celsius.

Sipas sinoptikëve do të ketë rënie të temperaturave për 10 gradë celsius, ndërsa nga fundjava përsëri do të rikthehet i nxehti përvëlues ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39 gradë celsius.

“Nesër do të kemi mot me shumë erë, me diell dhe pjesërisht me re dhe më freskët. Presim që temperaturat maksimale të jenë në interval prej 22 deri 31 gradë celsius që është për 10 gradë më e ulët nga ajo që kishim periudhën e kaluar. Mot me diell dhe i qëndrueshëm edhe në ditët e ardhshme, ku temperaturat kanë një tendencë të rritjes edhe pse të premten do të jetë freskët me temperatura prej 22 deri 35 gradë. Nga e shtuna do kemi rritje të temperaturave, pra ditëve të fundjavës temperaturat përsëri do të arrijnë deri 39 gradë”, u shpreh Lençe Ristova, sinoptike.

Sinoptikët thonë se stuhia që ka përfshirë Evropën Qendrore, por që po afrohet edhe në Ballkanin Perëndimor, për momentin nuk kanë parashikime se i njëjti do të mbërrij edhe në vendin tonë.

“Tek ne për momentin nuk kemi procese të tilla, në vendet e Ballkanit tashmë siç e dimë, kemi informacione se ka stuhi intensive, megjithatë tek ne nuk ka parashikime të tilla, tek ne do të mbetet mot i thatë me diell në një periudhë më të gjatë”, deklaroi Lençe Ristova, sinoptike.

Këtë vit vera do të jetë dukshëm më e ngrohtë dhe më e thatë se vitet e kaluara. Sipas sinoptikëve, ekziston probabilitet shumë i lartë i tejkalimit të temperaturave të vlerave mesatare afatgjata.

Tejkalimi i temperaturave mund të arrijë deri në plus 3 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

linda yaccarino largohet nga posti i shefes se musk 686ee2bdc9ddd
Lajmi i mëparshëm

Linda Yaccarino largohet nga posti i shefes së Musk

rita ora nuk i reziston lodres se famshme labubu shfaqet me nje te tille ne canten e saj te palestres ne new york 686eeab5cfa1d
Lajmi i radhës

Rita Ora nuk i reziston lodrës së famshme ‘Labubu’, shfaqet me një të tillë në çantën e saj të palestrës në New York

Të fundit nga

ShkoLartë