deri neser ne oren 1900 vlejne rregullat per heshtje zgjedhore 68f35ddc541c6

Deri nesër në orën 19:00 vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore

October 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 tetor – Prej mbrëmë në mesnatë e deri më 19 tetor në orën 19:00 është heshtje zgjedhore.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele njoftoi se gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo formë e fushatës zgjedhore. Qytetarët pritet të votojnë për përfaqësuesit e tyre lokalë në komuna dhe qytete. Heshtja zgjedhore zgjat deri në përfundim të procesit të votimit. Institucionet apelojnë për respektim të rregullave dhe një proces të qetë demokratik.

Nga ana tjetër, KSHZ ka bërë të gjitha përgatitjet për materialin zgjedhor, ndërkaq të shtunën – 18 tetor votojnë të pamundurit dhe të burgosurit.

Ministria e Punëve të Brendshme ka siguruar qytetarët se do të vëzhgojë situatën, madje ka paralajmëruar edhe përdorimin e dronëve.

Kurse në zyrën e Avokatit të Popullit, më 19 tetor, prej orës 7:00 deri ora 19:00, do të funksionojë linja falas e telefonit: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

1 451 vezhgues vendore dhe te huaj jane akredituar per zgjedhjet lokale 68f356bf0c92f
Lajmi i mëparshëm

1.451 vëzhgues vendorë dhe të huaj janë akredituar për zgjedhjet lokale

policia e maqedonise se veriut premtoi zgjedhje te drejta dhe demokratike 68f35e74b1967
Lajmi i radhës

Policia e Maqedonisë së Veriut premtoi zgjedhje të drejta dhe demokratike

Të fundit nga

ShkoLartë