derbi tirana partizani policia merr masat per garantimin e rendit dhe sigurise ja rruget qe do te bllokohen 6935842ab197b

Derbi Tirana-Partizani/ Policia merr masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen

December 7, 2025
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes midis Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;
– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm vmro mori perkrahje ne kongres nga partia e orbanit qe po e mbron gruevskin 69358110a6e06
Lajmi i mëparshëm

LSDM: VMRO mori përkrahje në kongres nga partia e Orbanit, që po e mbron Gruevskin

marreveshja e paqes rusi ukraine zyrtari amerikan jemi shume afer 10 metrat e fundit jane me te veshtirat 6935864588ce9
Lajmi i radhës

Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë, zyrtari amerikan: Jemi shumë afër, 10 metrat e fundit janë më të vështirat

Të fundit nga

ShkoLartë