deputetja marjana koceku takohet me eurodeputeten emma fourreau mjedisi snjeh parti natyra ose mbrohet ose 6a55258fa6467

Deputetja Marjana Koçeku takohet me eurodeputeten Emma Fourreau: Mjedisi s’njeh parti, natyra ose mbrohet ose…!

July 13, 2026
1 minut lexim

Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste, ka takuar eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila ka mbërritur në Tiranë për të mbështetur protestën.

Koçeku tha se gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet mjedisore dhe rëndësinë e angazhimit qytetar e politik në mbrojtje të natyrës.

Ajo theksoi se mbrojtja e natyrës nuk duhet të shihet si pengesë për zhvillimin, por si një tregues i përgjegjësisë së institucioneve ndaj qytetarëve dhe standardeve europiane.

REAGIMI

Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.

Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës.

Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet.

Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti publikon shifrat trusti realizoi 312 milione euro kthim bruto ne vetem gjashte muaj 6a5525173e794
Lajmi i mëparshëm

Kurti publikon shifrat: Trusti realizoi 312 milionë euro kthim bruto në vetëm gjashtë muaj

qeni kafshon ne fytyre nje femije trevjecar dergohet me urgjence ne spital 6a5525f077027
Lajmi i radhës

Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë