deputetja imerlije saliu ne turqi u diskutua avancimi i grave dhe thellimi i bashkepunimit nderparlamentar mes dy vendeve 69322e3a50bd4

Deputetja Imerlije Saliu në Turqi: “U diskutua avancimi i grave dhe thellimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve”

December 5, 2025
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ka zhvilluar sot drekë dhe darkë pune me ftesë të znj. Çigdem Erdoğan. Ajo ka bërë të ditur se takimet janë fokusuar në çështje kyçe të zhvillimit shoqëror dhe institucional.

“Patëm mundësinë të diskutojmë nga afër për avancimin e grave, sfidat me të cilat ato përballen, si dhe për bashkëpunimin ndërparlamentar ndërmjet dy vendeve tona”, ka deklaruar Saliu.

Deputetja shtoi se theksi u vendos edhe te rëndësia e konkretizimit të bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave të suksesshme.

“U theksua rëndësia që, përveç raporteve miqësore, bashkëpunimi të thellohet edhe në nivel institucional”, tha ajo.

Saliu u shpreh mirënjohëse për mikpritjen e znj. Erdoğan, e cila e nderoi atë edhe me një dhuratë simbolike.

“Jam shumë mirënjohëse për ftesën, mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”, u shpreh deputetja.

Vizita e Saliut pritet të kontribuojë në forcimin e lidhjeve parlamentare dhe avancimin e roleve të grave në dy vendet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kufijte ne seks si ti vendosesh qarte dhe pa ndrojtje 693224b46b732
Lajmi i mëparshëm

Kufijtë në seks: Si t’i vendosësh qartë dhe pa ndrojtje

moti ne shqiperi me vranesira reshje shiu dhe shtrengata 69328bb75141d
Lajmi i radhës

Moti në Shqipëri me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

Të fundit nga

ShkoLartë