400afbf1 aefa 4e29 a2b0 9748b53906f5

Deputetja Imerlie Saliu: VLEN votoi PRO rezolutës për krizën humanitare në Gaza

July 24, 2025
1 minut lexim

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlie Saliu, ka reaguar pas votimit të rezolutës për krizën humanitare në Gaza, duke sqaruar se pavarësisht se propozimi erdhi nga opozita, ajo bashkë me kolegët e saj votuan PRO.

“Pavarësisht se propozimi për Rezolutën për krizën humanitare në Gaza erdhi nga opozita, unë bashkë me kolegët e VLEN-it votuam PRO – sepse për ne kjo nuk është çështje politike, por njerëzore”, shkroi Saliu.

Ajo theksoi se nga 16 deputetët që votuan pro, 5 ishin nga VLEN, duke shtuar se e vërteta nuk duhet selektuar. “Unë personalisht gjithmonë kam qenë kundër gjenocidit në Gaza dhe këtë qëndrim e kam shprehur publikisht, me zë të qartë e pa kalkulime”, shkroi ajo.

Saliu e cilësoi situatën në Gaza si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet të përdoret për përfitime politike. “Me Gazan nuk bëhet fushatë politike, Gaza është plagë e hapur dhe turp i gjithë njerëzimit!”, përfundoi deputetja e VLEN-it.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet skema mashtruese me mesazhe dhe vjedhjen e te dhenave te llogarive bankare 68825998bd93b
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet skema mashtruese me mesazhe dhe vjedhjen e të dhënave të llogarive bankare

kerkohet paraburgim per zyrtare dhe ish zyrtare komunale ne gjakove te arrestuar per keqperdorim te detyres 68825bb494076
Lajmi i radhës

Kërkohet paraburgim për zyrtarë dhe ish-zyrtarë komunalë në Gjakovë, të arrestuar për keqpërdorim të detyrës

Të fundit nga

ShkoLartë