deputetja e vlen it imerlije saliu qytetaret e gostivarit meritojne pergjigje per projektin 7 132 000 euro te ujesjellesit 6a680eef45137

Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu: Qytetarët e Gostivarit meritojnë përgjigje për projektin 7.132.000 euro të ujësjellësit

July 28, 2026
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu, ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në Gostivar pas problemeve me ujin e pijshëm, duke ngritur pyetje për mënyrën e realizimit të projektit milionësh për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas saj, për këtë projekt janë destinuar gjithsej 7.132.000 euro, përkatësisht 4.5 milionë euro grant nga SECO, afro 2 milionë euro nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe 682.000 euro nga Komuna e Gostivarit.

Deputetja thekson se, pavarësisht këtij investimi të madh, qytetarët e Gostivarit janë përballur me një situatë shqetësuese, me qindra të sëmurë, persona në paraburgim dhe dyshime serioze për keqmenaxhim të projektit.

“Kush mban përgjegjësi për dështimin e një projekti prej 7.132.000 eurosh? Ku përfunduan këto mjete? Qytetarët e Gostivarit meritojnë të dinë të vërtetën!”, ka deklaruar deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ortaku i shokeve te zvonkos bajqinovci reagon pas debatit mes buzhales dhe gashit 6a67ee74543ba
Lajmi i mëparshëm

“Ortaku i shokëve të Zvonkos…” – Bajqinovci reagon pas debatit mes Buzhalës dhe Gashit

adriatik dosti reagon ndaj rames po me ballin cpate 6a6842d3657b7
Lajmi i radhës

Adriatik Dosti reagon ndaj Ramës: Po me Ballin ç’pate?

Të fundit nga

Del nga shinat treni me mallra në Kroaci

Një tren mallrash doli nga shinat të shtunën pranë stacionit hekurudhor Meja, në Kroaci, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet ende nuk
ShkoLartë