deputetja e lvv se ne nuk bejme qeveri me pazare opozita ka frike nga ky standard 6912e821a4fcf

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

November 11, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albena Reshitaj ka thënë se ata kanë dhënë të gjitha mundësitë për bashkëpunim me partitë tjera.

Por, ajo ka thënë se refuzimi i partive ish-opozitar për të bashkëpunuar është se ata siç ka thënë ajo nuk janë mësuar me standardin e ri të krijuar nga LVV, ku janë bërë pazare për formim e qeverisë.

“Partitë opozitare e kanë përherë të parë një qasje jo të pazareve të tilla fare i kanë pas në të kaluarën dhe për ta ky standard është i ri, kanë frikë nga kjo, nuk janë mësuar në këtë mënyrë. Po presin që me tre deputetë të marrin përgjegjësi të cilën nuk ja ka dhënë qytetari. Ne po krijojmë një stanar të ri politik”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Sa i përket mundësisë së votimit të qeverisë ku i mandatuar për kryeministër është Glauk Konjufca, ka thënë se kjo varet nga qëndrimi i parive opozitare.

Por, ajo ka thënë se shkuarja në zgjedhje në këtë kohë nuk është e duhur.

Reshitaj ka thënë se nuk frikësohen nga zgjedhjet e reja nacionale, duke thënë se do të dalin fitues përsëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova intensifikon pergatitjet vetem nje pike larg play off it historik 6912e81a78351
Lajmi i mëparshëm

Kosova intensifikon përgatitjet, vetëm një pikë larg ‘play-off’-it historik

dite me shi dhe temperatura te uleta parashikimi i motit per kete te marte 6912e8c5170e2
Lajmi i radhës

Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për këtë të martë

Të fundit nga

ShkoLartë