deputeti i pd pyet kreun e spak nese do kete kerkese te dyte ne kuvend per arrestimin e ballukut ja si pergjigjet kreu i spak 6a47861595805

Deputeti i PD pyet kreun e SPAK nëse do ketë kërkesë të dytë në Kuvend për arrestimin e Ballukut, ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 3, 2026
1 minut lexim

Në komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi pyeti kreun e SPAK, Klodian Braho, nëse do të ketë kërkesë të dytë në Kuvend për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Braho u përgjigj duke theksuar se çështja është nën hetim.

Oerd Bylykbashi: Tani kemi akuzë për korrupsion dhe pastrim të produkteve. Do ketë sërish kërkesë për heqje imuniteti mbi bazën e provave dhe akuzave të reja?

Klodian Braho: Ju prapë e lidhni pyetjen me çështje konkrete. Nuk do kishte çështje nëse nuk do kishte shkelje të ligjeve. Ju e keni të qartë qëndrimin e Prokurorisë, por edhe se si ka vazhduar Prokuroria pas mospranimit të kërkesës. Unë sot nuk mund të para shpall një vendimmarrje, çështja është nën hetim. Nuk mund të them nëse do ketë apo jo, por do jetë një vendimmarrje e bazuar në ligj, duke marrë parasysh edhe arsyet pse Kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

deshmitaret e masakres se saradanit denimi me 12 vjet burgim per ekrem bajroviqin eshte qesharak 6a478599a7c8c
Lajmi i mëparshëm

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

numri i te vdekurve nga termetet ne venezuele eshte rritur ne 2595 6a478674a79d6
Lajmi i radhës

​Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në 2,595

Të fundit nga

ShkoLartë