deputeti i pd akuza mazhorances na gjeni nje parlament ne bote ku zv kryeministrja eshte e pandehur 691dc81533742

Deputeti i PD akuza mazhorancës: Na gjeni një Parlament në botë ku zv/kryeministrja është e pandehur!

November 19, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu akuzoi mazhorancën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi për dënime të padrejta ndaj opozitës në Parlament, duke iu referuar vërejtjeve që iu dhanë dhe përjashtimit të ligjvënësit Agron Shehaj gjatë fjalës së zv/kryeministres Belinda Balluku.

Deputeti nënvizoi se Kuvendi nuk mund të ketë normalitet kur anomalinë e sjell vetë mazhoranca duke sjellë në sallë zv/kryeministren e marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku.

Ai vuri në dukje gjithashtu se vetëm opozita ndëshkohet për thyerje rregulloreje, kurse deputetët e mazhorancës nuk penalizohen edhe kur etiketojnë opozitën si “Lej Fen” apo fyerje të tjera.

“Në asnjë Parlament të botës zv/kryeministrja e pandehur nuk shkon atje. Çdo anomali që ndodh këtu vjen si pasojë e anomalitetit që krijoni ju në Parlament. Nuk mund të talleni me ne këtu. Zoti Manja hoqi xhaketën para zotit Berisha dhe nuk ndodhi asgjë. Këtu po u tha një fjalë për Ramën dhe Ballukun bëhet nami, kurse për opozitën ça nuk thuhet, edhe Lej Fen, e nuk ndodhet asgjë (referuar fjalës së kryeministrit Edi Rama)”, u shpreh Balliu.

Në fund për procedurë ai kujtoi se kur Peleshi të jepte një shembull se një zv/kryeministër në botë ishte i pandehur, atëherë do kishte seanca normale.

“Kur të na jepni një shembull në botë ku zv/kryeministrja është e pandehur atëherë mund të ketë një parlament normal”, tha ai.

Peleshi theksoi se masat ishin marrë në bazë të rregullores.

“U kthyet me kurriz nga foltorja dhe thjesht ju dhashë një vërejtje, mos e ekzagjeroni”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja shkarkon ambasadorin ne itali vesel memedi dhe dy ambasadoret ne austri dhe indi 691dc610221c3
Lajmi i mëparshëm

Presidentja shkarkon ambasadorin në Itali, Vesel Memedi dhe dy ambasadorët në Austri dhe Indi

norris gati per garat e fundit 691dc8742b852
Lajmi i radhës

Norris: Gati për garat e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë