deputeti i lvv se askush nuk do largimin e fotos se rugoves por a e ka ndryshuar mendimin per te gazmend

Deputeti i LVV-së: Askush nuk do largimin e fotos së Rugovës, por a e ka ndryshuar mendimin për të Gazmend Muhaxheri

November 10, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, është përfshirë në debatin publik lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova nga pozicioni i saj i mëparshëm në Presidencën e Kosovës.

Baloku ka deklaruar se fotografia e Rugovës nuk është larguar dhe se, sipas tij, nuk ekziston ndonjë atmosferë që dikush të mendojë për largimin e saj.

Ai ka thënë se kjo temë është konsumuar shumë vite më parë dhe se në Kuvendin e Kosovës nuk ka më radikalizëm të tillë që të shtyjë dikë të mendojë për largimin e fotografisë së presidentit historik.

Sipas deputetit të LVV-së, gjeneratat e reja të deputetëve, në shumicën dërrmuese të rasteve, shprehin respekt për figurën historike të Ibrahim Rugovës.

Megjithatë, Baloku ka shfrytëzuar këtë debat për t’ia drejtuar një pyetje nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxherit, lidhur me qëndrimin e tij të mëhershëm ndaj Rugovës.

“A e ka ndryshuar mendimin për Presidentin Ibrahim Rugova, apo vazhdon të jetë i bindur se ai nuk e meritonte të ishte president?”, ka pyetur Baloku.

Ai ka deklaruar se Muhaxheri, në kohën kur ishte deputet, nuk e kishte votuar Ibrahim Rugovën për president të Kosovës.

“Ndoshta foton e mban në zyrë, por për President nuk e pranonte dot. Kjo ishte fakt i bërë publik nga vetë kryetari biznesmen”, ka shkruar Baloku.

Debati për fotografinë e Ibrahim Rugovës në Presidencë është rikthyer pasi në fotografitë e fundit nga takimet e zhvilluara në këtë institucion është vërejtur se fotografia e tij është zhvendosur nga pozicioni i mëparshëm ballor dhe është vendosur anash.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

le te fitoje me i miri thote afrim gashi per zgjedhjet ne bervenice 6ae336d65038c
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet në Bërvenicë/Gashi: Relacionet në koalicion janë stabile dhe korrekte, po vazhdojmë të punojmë në realizimin e prioriteteve!  

reforma zgjedhore curri shpresoj qe qytetaret te permbysin klasen politike 6af244dc4bded
Lajmi i radhës

Reforma Zgjedhore, Curri: Shpresoj që qytetarët të përmbysin klasën politike

Të fundit nga

ShkoLartë