deputeti i ldk se thote se mund te kete takim te dyte kurti abdixhiku per presidentin 69a0d4f1164d4

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

February 27, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe njëherit kryetari i LVV-së, mund të ketë një takim të dytë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.

Këtë e ka thënë deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku.

“Do të ketë takime, kështu është premtua nga liderët dhe shpresoj që do të ketë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata”.

Kurti të hënën ka zhvilluar takim me Abdixhikun. Pas këtij takimi, Abdixhiku paraqit dy opsione për zgjedhjen e presidentit, një kandidat konsensual apo një marrëveshje klasike politike.

Ndërsa, Kurti tha se po bëjnë çmos të shmangin zgjedhjet. Kreu i LVV-së ka zhvilluar takim edhe me Bedri Hamzën, kryetar i PDK-së.

Sadiku ka thënë se takime të Abdixhikut ka pasur dhe me liderin e PDK-së dhe AAK-së,pas ati me Kurtin, duke thënë se do të ketë edhe të tjera

“Po, ka pas takime dhe do të ketë takime. Ne duhet të marrim përgjegjësi si LDK me aq sa kemi fuqi që mos të bllokohet formimi i të gjitha institucioneve”, ka thënë ai.

Sa i përket kandidaturave të shpallura deri më tani, atë të Vjosa Osmanit që synon edhe një mandat dhe Arsim Bajramit që ka shpallur kandidaturën, ai ka thënë se për këto do të diskutohet në organe e partisë.

Mungesën e një kandidati të përbashkët për president nga opozita ai ka thënë se një gjë të tillë ua pamundësojnë numrat në Kuvend.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LVV ta propozojë Vjosa Osmanin pa një dakordim. Por, ka thënë se nuk do të pranojnë asnjë kandidat për të cilin nuk ka dakordim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndryshimet ne qeveri deputeti balliu riformatimi i kabinetit qeveritar nuk i zgjidh hallet e shqiptareve 69a0d4da48706
Lajmi i mëparshëm

Ndryshimet në Qeveri, deputeti Balliu: Riformatimi i kabinetit qeveritar nuk i zgjidh hallet e shqiptarëve

Të fundit nga

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll.  Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të
ShkoLartë