deputeti i ldk se po shkohet drejt zgjedhjeve te parakohshme 68c17f8344508

Deputeti i LDK-së: Po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme

September 10, 2025
1 minut lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare ndonëse siç theksojnë në këtë parti ato në logjikë nuk i përkrahin.

Deputeti i kësaj partie Krenar Xhaferi tha për RTV21 se në situatën aktuale vendi më shumë po shkon kah zgjedhjet e parakohshme.

“Nuhatja po shkon drejt zgjedhjeve por realisht s’duhet të jetë e tillë. Kemi kaluar një proces zgjedhor dhe një proces tjetër do të ishte pothuajse me rezultat të njëjtët me më pak vota për VV-në si dhe prapë do të duhej marrëveshje politike. Në logjikë s’ka nevojë për zgjedhje por situata në të cilën jemi bllokuar mund të sjell zgjedhje.

Ne si LDK jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje por s’i përkrahim në logjikë pasi i pari duhet të ketë pjekuri politike dhe ë arrihet një marrëveshje”, tha Xhaferi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parduzi shuhet kh vushtrria f 68c17f762e899
Lajmi i mëparshëm

Parduzi: Shuhet KH Vushtrria (F)?

ozempic redukton 9000 vende pune 68c1804e8cff1
Lajmi i radhës

​Ozempic redukton 9000 vende pune

Të fundit nga

ShkoLartë