deputeti i ldk se kurti po kerkon situate te favorshme politike per zgjedhje te reja 68b926053bae3

Deputeti i LDK-së: Kurti po kërkon situatë të favorshme politike për zgjedhje të reja

September 4, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e zvarrit qëllimshëm konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se këtë tash po e bëjnë përmes “lojës politike me nënkryetarin e Kuvendit”.

Xhaferi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po kërkon një situatë politike të favorshme për ta quar vendin në zgjedhje.

“Pas Qeverisë, kemi edhe një Kuvend që nis funksionin jokushteues. Kjo Qeveri ka një vendim të Gjykatës Supreme ku kryeministri dhe ministrat do duhej të ishin në Kuvend e jo në Qeveri. Ka tendencë të LVV-së për moskonstitumin e Kuvendit pikërisht me lojën politike për nënkryetarin. Krejt kjo situatë nga z.Kurti zvarritet me qëllim që të prodhohet ndonjë situatë politike që të fiton poena politik dhe të shkojmë në një proces të ri zgjedhor”, ka thënë ai.

Xhaferi ka thënë se zgjedhja e nënkryetarëve nuk është bërë sipas praktikave të mëparshme.

“Për ne realisht është shkel Kushtetuta”, tha ai.

Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 gusht, duke marrë 73 vota.

Ai u votua edhe nga PDK e AAK.

Në të njëjtën ditë janë votuar edhe tre nënkryetarët e Kuvendit nga grupet më të mëdha parlamentare të parive shqiptare dhe ai nga komuniteti joserb.

Por, ka dështuar zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Pavarësisht, mosvotimit të nënkryetarit nga komuniteti serb, kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka thënë se kuvendi është i konstituuar, pasi sipas tij pika e katërt e seancës konstituive është ezauruar.

Për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb nuk kanë marrë votat e mjaftueshme asnjë nga deputetët e Listës Serbe, por as i vetpropozuari Nenad Rashiq.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ARBEN TARAVARI GAZETA MK 1
Lajmi i mëparshëm

Aleanca për Shqiptarët: Sulmi në Tetovë është akt barbar me bazë etnike, kërkojmë përgjegjësi institucionale

sulmi i dhunshem ndaj dy te miturve ne tetove shteti po hesht reagon aleanca per shqiptaret akt barbar me sfond etnik 68b926a349068
Lajmi i radhës

Sulmi i dhunshëm ndaj dy të miturve në Tetovë/ “Shteti po hesht”, reagon Aleanca për Shqiptarët: Akt barbar me sfond etnik

Të fundit nga

ShkoLartë