deputeti i ldk se kur timoni eshte ne duar te gabuara te gjitha rruget te dergojne ne humnere 686e38d65a7a7

​Deputeti i LDK-së: Kur timoni është në duar të gabuara, të gjitha rrugët të dërgojnë në humnerë

July 9, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për krizën politike në vend. Sipas tij, “kryeneçësia” e kësaj partie po i sjell dëme të pariparueshme vendit.

Ai, pak para vazhdimit të seancës konstituive në tentativën e 44-t, përmendi një thënie popullore, duke thënë se “kur timoni është në duar të gabuara, të gjitha rrugët të çojnë në humnerë”.

Sipas tij, për të dalë nga kriza duhet rikthim në votë të hapur, ndryshim të kandidaturës për kryeparlamentar ose formimi i qeverisë së unitetit.

Xhaferi: Kur timoni është në duar të gabuara, të gjitha rrugët të dërgojnë në humnerë

“Në demokraci, pa stabilitet politik s’ka stabilitet ekonomik dhe ecje të vendit tonë përpara. Është një thënie popullore që thotë se ‘kur timoni është në duart e gabuara, të gjitha rrugët të çojnë në humnerë’. Kjo përshkruan më së miri situatën politike në qeveri dhe Kuvend.

Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë ne. Situata për me dalë është shumë e thjeshtë: kthehemi te votimi i hapur, ndërrohet kandidatura, apo, kur nuk ke numra bën marrëveshje politike. Në fund, ose kthehemi te qeveria e unitetit që e ka propozuar LDK-ja”, tha ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

myrto uzuni shenon dy penallti dhe dergon austin fc ne gjysmefinale 686e38d305fca
Lajmi i mëparshëm

Myrto Uzuni shënon dy penallti dhe dërgon Austin FC në gjysmëfinale

microsoft edge tani eshte dukshem me i shpejte 686e39c32e3d2
Lajmi i radhës

Microsoft Edge tani është dukshëm më i shpejtë

Të fundit nga

ShkoLartë