denoncimi i rames per gjyqtarin qe ktheu ne pune zyrtarin e shkarkuar per ndertim pa leje dhe mashtrim reagon shoqata kombetare e gjyqtareve 68c930e4579ab

Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

September 16, 2025
min lexim

Pas denoncimit publikisht nga kryeministrit Edi Rama për vendimin e dhënë nga gjykatësi Marko Boshku për kthimin në detyrë të një zyrtari të shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim me dokumentacionet e legalizimit, ka reaguar Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.  

Në një deklaratë publike, Shoqata shprehet se kanë “konstatuar të revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku”.

Teksa i shpreh mbështetjen gjyqtarit Boshku, Shoqata i bën  thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.

“I bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.

Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.

Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.

Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.

Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin.

Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, thuhet në këtë deklaratë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani pret ne takim ministren e jashtme te finlandes diskutojne per zhvillimet e fundit ne vend 68c930421ef66
Lajmi i mëparshëm

Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Finlandës, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

aktakuze ndaj 13 personave pas shembjes se catise se stacionit hekurudhor mes tyre ish ministri goran vesic 68c9315681eef
Lajmi i radhës

Aktakuzë ndaj 13 personave pas shembjes së çatisë së Stacionit Hekurudhor, mes tyre ish-ministri Goran Vesiç

Të fundit nga

ShkoLartë