denoncimi i pd per arrestimin e nje te mituri gjate protestes reagon policia ka gjuajtur me sende te forta efektivet eshte 14 vjec 697557b880acc

Denoncimi i PD për arrestimin e një të mituri gjatë protestës, reagon policia: Ka gjuajtur me sende të forta efektivët, është 14 vjeç

January 25, 2026
1 minut lexim

Drejtoria vendore e policisë Tiranë ka reaguar pas denoncimit të PD-së për arrestimit e një të mituri gjatë protestës së opozitës.

Policia ka sqaruar se gjatë veprimeve të shërbimeve të policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sqarojmë se gjatë veprimeve të shërbimeve të Policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për këtë arsye, i mituri është marrë për verifikim, nga ku rezultoi të ishte i moshës 14 vjeç.

Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të Policisë gjatë trajtimit të këtij rasti, është njoftuar menjëherë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për verifikimin e plotë të rastit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

monika kryemadhi shperthen ashper ndaj rogertit banori pse e mbron mirin 697545124cdc7
Lajmi i mëparshëm

Monika Kryemadhi shpërthen ashpër ndaj Rogertit, banori: Pse e mbron Mirin?

liverpooli merr vendimin perfundimtar per lojtarin salah 6975581603e2b
Lajmi i radhës

Liverpooli merr vendimin përfundimtar për lojtarin Salah

Të fundit nga

Çfarë tregon rinumërimi i votave deri tani?

Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke
ShkoLartë