denohen dy police qe lejuan arratisjen e artan grubit nje i shkarkuar dhe nje i degraduar ne detyre 699f0222d91e8

Dënohen dy policë që lejuan arratisjen e Artan Grubit: Një i shkarkuar dhe një i degraduar në detyrë

February 25, 2026
1 minut lexim

Përderisa Artan Grubi ndodhet në arrest shtëpiak nën mbrojtje policore, pas një arratisjeje që zgjati 14 muaj, zyrtari policor i cili e lejoi atë të kalonte kufirin ditën e largimit nga Maqedonia e Veriut, më 15 dhjetor 2024, është përballur me sanksione të rrepta ligjore dhe disiplinore.

Sipas informacioneve të siguruara nga Televizioni Telma, polici i cili nuk e ndaloi ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, edhe pse ai figuronte në “listën e ndalimit” (stop-lista), është dënuar me burgim me kusht. Gjykata e ka dënuar atë me 2 vite burg, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen vepër të re penale brenda një periudhe prej 5 vitesh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjithashtu, të njëjtit zyrtar i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë policore për dy vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar se polici në fjalë është shkarkuar nga puna. Për policin e dytë që ishte në ndërrim atë mëngjes, është marrë vendim për degradim në një pozitë më të ulët.

“Pas procedurës disiplinore të zbatuar nga Departamenti për Procedura Disiplinore dhe Gjyqësore, Ministri i Punëve të Brendshme për punonjësin B.J. ka sjellë Vendim për shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerje e kontratës së punës. Ndërsa për punonjësin B.A., është sjellë Vendim për shqiptimin e masës disiplinore – rregullim në një nivel më të ulët se vendi i punës ku punonjësi ka punuar deri atëherë,” – thuhet në përgjigjen e MPB-së për Telma-n.

Ky zhvillim vjen pas kritikave të shumta për dështimin e institucioneve për të parandaluar largimin e zyrtarëve të lartë që janë nën hetim ose ndjekje penale.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti vazhdon ofensivën infrastrukturore në Çair, çdo ditë investime konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve

melania trump kritikohet per veshjen ne darken e guvernatoreve 699f028bc0a0c
Lajmi i radhës

Melania Trump kritikohet për veshjen në darkën e guvernatorëve

Të fundit nga

ShkoLartë