denimi me 15 vjet i ish ushtarit te uck se ne beograd syla serbia po tenton ta njollose luften e uck se 69a1b5f092ab0

Dënimi me 15 vjet i ish-ushtarit të UÇK-së në Beograd, Syla: Serbia po tenton ta njollosë luftën e UÇK-së

February 27, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se besojnë në pafajësinë e bashkëluftëtarit Gjelosh Krasniqi, i cili është dënuar me 15 vjet burgim në mungesë nga Gjykata e Beogradit.

Ai tha se pretendimet e akuzat që ia drejton shteti serb janë të pabaza dhe të pavërteta

Sipas Sylës, kjo nuk është diçka e re, duke e ditur që Serbia vazhdimisht tenton ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së.

Ai theksoi se Gjelosh Krasniqi, përveç që vetë doli në mbrojtje të vendit në kohën më të vështirë, është edhe vëllai i një dëshmorit, Gjergj Krasniqi.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë. UÇK-ja nuk ka bërë krime. Jemi krenarë me çdo luftëtar të UÇK-së. Me luftën speciale të Serbisë jemi duke u ballafaquar çdo ditë prej ditës së çlirimit të Kosovës”, u shpreh Syla.

Lajmin për dënimin e Krasniqit nga Gjykata e Beogradit në mungesë mund ta gjeni në linkun si në vijim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

operacioni siguria ne durres 5 te arrestuar sekuestrohen kallashnikov pistolete dhe droge 69a1b5d4e36cc
Lajmi i mëparshëm

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

ambasadori turk ulusoy viziton dibren kryetari mela dibres i hapet ura drejt turqise per zhvillim te perbashket 69a1dd61d45b0
Lajmi i radhës

Ambasadori turk Ulusoy viziton Dibrën, kryetari Mela: Dibrës i hapet ura drejt Turqisë për zhvillim të përbashkët

Të fundit nga

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për
ShkoLartë