denime maksimale per mafian ballkanike qe futi lavanderite e kokaines ne belgjike prokuroria kerkon 20 vite burg per bosin shqiptar te droges 68dd13c1825a2

Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës

October 1, 2025
1 minut lexim

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Antverpë, Belgjikë, dy prej figurave kryesore të mafies ballkanike – Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj – po përballen me kërkesa për dënime të rënda nga prokuroria, pas akuza serioze kundër tyre.

Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ka operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe ka përdorur kompani “fasadë” për trafikim.

Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë, po përballet me kërkesë për 20 vite burg.

Për Sani Al Murdaa, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.

Sani Al Murdaa, i njohur si një prej trafikantëve më të mëdhenj në Belgjikë dhe lider i rrjetit të kriminalitetit që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi, thuhet se ka investuar milionë euro në laboratorë për pastrimin kimik të kokainës dhe ka bashkëpunuar me biznesmenë të ndërtimit për largimin e mbetjeve kimike të rrezikshme. Ai shpesh quhet “Shade” për aftësinë e tij për t’u fshehur dhe shmangur hetimet policore.

Gjyqi “Kookëas” nuk përfshin vetëm Al Murdaan dhe Ndreajn, por edhe disa persona të tjerë të përfshirë në rrjetin, ku prokuroria po kërkon dënime për secilin sipas rolit të tij. Seanca vazhdon në ditët në vijim, me qëllim qartësimin e veprës dhe përgjegjësive të secilit të akuzuar.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be ja apelon per formimin e shpejte te institucioneve te reja te kosoves 68dd12e33a3f5
Lajmi i mëparshëm

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

LUKI
Lajmi i radhës

Ish truproja e Ali Ahmetit, Faredin Bushi – LUKI, i bashkohet Izet Mexhitit (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë