denim me kusht per ish kryetaren e antikorrupsionit tatjana dimitrovska 6a5642a147d35

Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska

July 14, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli fajtore ish-kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.

Gjykata i shqiptoi një dënim të vetëm me kusht me burgim prej një viti, i cili nuk do të ekzekutohet nëse gjatë tre viteve të ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Fajtor u shpall edhe revizori Mile Stolevski për falsifikim kompjuterik, me dënim me kusht prej gjashtë muajsh.

E akuzuara e tretë, Biljana Petrovska-Manteva, është liruar, pasi prokuroria nuk e ka dëshmuar fajësinë e saj.

Sipas gjykatës, zbulimi i informacioneve zyrtare cenon integritetin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe paraqet shkelje të detyrës zyrtare. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej tetë ditësh.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zaimina vasjari shijon detin dhe jep nje pergjigje epike per karrieren 6a563ffbbddfa
Lajmi i mëparshëm

Zaimina Vasjari shijon detin dhe jep një përgjigje epike për karrierën

snopce kryeparlamentari e vazhdoj seancen edhe pse stojillkoviqi nuk kerkoi falje per fyerjet 6a5643ee7966c
Lajmi i radhës

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

Të fundit nga

ShkoLartë