demtohet tubacioni kryesor vlora prej 3 ditesh pa uje situate e veshtire per qytetaret 69513294a597d

Dëmtohet tubacioni kryesor, Vlora prej 3 ditësh pa ujë! Situatë e vështirë për qytetarët!

December 28, 2025
1 minut lexim

Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët.

Prova e kryer një ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë pasdites.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.

“Kemi realizuar pjesërisht një zgjedhje, që dha sërish probleme. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, avaria është shumë serioze. Sot kemi ndryshuar edhe mënyrën e zgjidhjes së problematikës”, tha Murati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kriza energjetike ne maqedoni te veriut duar te lira per prokurimet publike 6951260f6eea9
Lajmi i mëparshëm

Kriza energjetike në Maqedoni të Veriut, duar të lira për prokurimet publike

hasani shenon e asiston ne turqi ne fitoren bindese 695132f4be661
Lajmi i radhës

Hasani shënon e asiston në Turqi në fitoren bindëse

Të fundit nga

ShkoLartë