demtohen vagonet e trenit ne hani te elezit trainkos kerkon hetim 69188a7cebd3d

Dëmtohen vagonët e trenit në Hani të Elezit, ‘Trainkos’ kërkon hetim

November 15, 2025
1 minut lexim

Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Kosovës “Trainkos” ka reaguar pas një akti të ri vandalizmi ndaj vagonëve të trenit në Stacionin Hekurudhor të Hanit të Elezit, ku vagonët e sapo-riparuar janë ngjyrosur me grafite dhe dëmtuar. Ky incident vjen vetëm pak muaj pas thyerjes së xhamave të tyre në prill.

Vagonët, të cilët janë riparuar me një investim prej 423 mijë euro, financuar nga buxheti i Republikës së Kosovës, nuk kanë arritur ende të vihen në operim, ndërsa dëmtimet po vazhdojnë.

“Trainkos” ka reaguar pas rastit, ku ka kërkuar nga organet kompetente hetim të plotë dhe ndëshkim të përgjegjësve.

“Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2019, dëmet ndaj ndërmarrjes janë të mëdha:humbje financiare që tejkalojnë 10 milionë euro, humbje të klientelës dhe të imazhit, zhvendosje të konsiderueshme të klientëve nga transporti hekurudhor në atë rrugor”.

“Këto pasoja do të vazhdojnë të ndihen për një periudhë të gjatë dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë vite. Ky akt vandal është dëm i drejtpërdrejtë ndaj pronës publike dhe ndaj përpjekjeve tona për modernizimin dhe përmirësim të shërbimeve të transportit hekurudhor”, thuhet në reagimin e “Trainkos”.

Aktualisht, “Trainkos” thotë se transportimi i pesë vagonëve është i pamundur, pasi linja Fushë Kosovë – Hani i Elezit mbetet e mbyllur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamasi rimerr ne heshtje kontrollin ne gaza 6918898554b45
Lajmi i mëparshëm

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

koha e qetesise si ndikon nentori ne shendetin mendor 69188b973a5b7
Lajmi i radhës

Koha e qetësisë / Si ndikon nëntori në shëndetin mendor?

Të fundit nga

ShkoLartë