Kryedemokrati SalI Berisha po mban një “Foltore” këtë të shtunë në Kurbin, teksa është pritur me kritika të forta nga demokratët.
Një nga të pranishmit, i ka thënë në sy të kryedemokratit, se shumë figura në PD janë të konsumuara dhe se duhet t’i hapin krahun të rinjve.
“Shumë figura të PD-së që kanë qenë jashtëzakonisht politikanë të shquar, po koha ka bënë punën e vet dhe janë konsumuar dhe kam një mendim që duhet t’i hapin krahun të rinjve. Të konsumuarit, ndër vite kanë qenë shumë të suksesshëm.
Dikush mund të thotë që është konsumuar dhe dr. Berisha, por ai është playmaker i PD-së. Kanë dështuar shumë udhëheqës botëror, ndërsa doktori i ka qëndruar kohës”, tha ai.
Burimi: botasot.info


