demokracia eshte ne agoni berisha nga strasburgu denoncova narkoshtetin trafikun e droges krizen ekonomike dhe goditjen ndaj medias 6abd2ff057a33

“Demokracia është në agoni”/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova narkoshtetin, trafikun e drogës, krizën ekonomike dhe goditjen ndaj medias

September 30, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përcjellë përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku ndodhet për punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, çështjet që ka ngritur gjatë qëndrimit të tij në këtë institucion.

Në qendër të deklaratës së tij ishte situata në Shqipëri dhe akuzat ndaj qeverisë Rama. Berisha u shpreh se fokusi kryesor i tij ka qenë denoncimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, duke e lidhur këtë situatë me pasojat që janë shfaqur në ekonomi, bujqësi, industri dhe zhvillimet demografike.

Në videomesazhin e publikuar nga Këshilli i Europës, kryetari i PD-së ngriti akuza edhe për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai deklaroi se Shqipëria është një nga aktorët kryesorë në trafikun e kanabisit drejt Europës, ndërsa, grupet kriminale shqiptare kanë rol edhe në transportin e kokainës nga Amerika Latine.

Berisha tha se, në Strasburg ka kërkuar mbështetjen e institucioneve europiane në luftën kundër narkoshtetit, duke e paraqitur këtë si një problem që prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin.

Gjatë videomesazhit të tij, Berisha u ndal edhe te zhvillimet në Serbi, duke komentuar përdorimin e figurës së Ratko Mlladiç në fushatën politike.

Ai akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po mbështetet politikisht nga elementë të lidhur me të kaluarën e luftërave në rajon dhe kërkoi që ndaj Serbisë të merren masa në raport me Këshillin e Europës.

Sipas Berishës, përdorimi i figurës së Mlladiç përbën shkelje të parimeve themelore europiane dhe paraqet rrezik për stabilitetin e rajonit.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Berisha ishte gjendja e medias në Shqipëri. Ai theksoi se pjesa dërrmuese e mediave kontrollohet nga një aleancë mes qeverisë, biznesit dhe grupeve kriminale.

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi gjithashtu aktet e dhunës ndaj gazetarëve dhe mediave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias.

Në përmbyllje të videomesazhit, Berisha deklaroi se “demokracia në Shqipëri është në agoni”, ndërsa akuzoi qeverinë se po konsolidon një sistem autoritar të mbështetur te krimi, droga dhe korrupsioni.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeziu edukimi ne femijerine e hershme nje nga shtyllat e strategjise se re te arsimit 2035 6abd2f7923491
Lajmi i mëparshëm

Kryeziu: Edukimi në fëmijërinë e hershme, një nga shtyllat e Strategjisë së re të Arsimit 2035+

nje ore para ekzekutimit gjykata ndalon denimin me vdekje te 50 vjecares ne shba 6abd3050ccc4c
Lajmi i radhës

Një orë para ekzekutimit, gjykata ndalon dënimin me vdekje të 50-vjeçares në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë