demo bashkite trefishojne te ardhurat dhe afrohen me standardet e be se 6925b7562b9e1

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së

November 25, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.



Gjatë konferencës së sotme në Tiranë ku u prezantua sistemi i matjes së performancës së bashkive, ministri Demo u shpreh se të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44,4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84,6%, nga 3,9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7,2 miliardë lekë në vitin 2024, duke theksuar se ky është një tregues i qartë i administrimit më efikas vendor.

Ai nënvizoi se detyrimet e prapambetura të bashkive janë ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në vetëm 3,1 miliardë lekë në vitin 2024, duke e cilësuar këtë si “një hap të rëndësishëm drejt disiplinës fiskale dhe menaxhimit të shëndoshë financiar”.

Në fushën e shërbimeve publike, Demo veçoi progresin në sektorin e arsimit parashkollor, ujitje-kullimit dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Mbulimi i kostos së shërbimit të mbetjeve u rrit nga 68% në 2023 në 83% në 2024, ndërsa raporti fëmijë-mësues në kopshtet dhe çerdhet po i afrohet mesatares së BE-së”, tha ai.

Duke folur për Grantin Bazuar në Performancë, Demo e cilësoi atë si një instrument transformues për pushtetin vendor.

Demo tha se, “sot të 61 bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente planifikimi strategjik dhe gati për projektet e fondeve europiane. Ky mekanizëm nuk është thjesht financim, por një ushtrim real europian”.

Demo njoftoi gjithashtu nisjen e bashkëpunimit me INSTAT dhe institucionet e tjera për ngritjen e një sistemi të integruar të të dhënave vendore, që do të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe matje të performancës në vite.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre dite greve paralizohet belgjika sindikatat bllokojne te gjithe vendin 6925b44a8d6db
Lajmi i mëparshëm

Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

ukraina pranon planin e paqes te ndermjetesuar nga trump 6925b885c985e
Lajmi i radhës

Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump

Të fundit nga

ShkoLartë