demi lovato reflekton mbi lidhjen qe beri buje ne hollywood per shkak te diferences ne moshe prej 12 vitesh 69a87f7aebc84

Demi Lovato reflekton mbi lidhjen që bëri bujë në Hollywood për shkak të diferencës në moshë prej 12 vitesh

March 4, 2026
1 minut lexim

Demi Lovato ka folur hapur për lidhjen e saj me diferencë 12-vjeçare me ish-partnerin Wilmer Valderrama, duke e cilësuar sot si “jo në rregull”.

Gjatë paraqitjes në podcastin e Keke Palmer, “Baby, This is Keke Palmer”, këngëtarja 33-vjeçare la të kuptohej se marrëdhënia me aktorin e njohur nuk ishte e shëndetshme, ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt me emër.

“Kur mbusha 30 vjeç, mendova: ‘Kjo nuk ishte në rregull’,” u shpreh Lovato, duke reflektuar mbi marrëdhënien që nisi kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai 30.

Palmer, nga ana e saj, theksoi se duke qenë aktore të reja, shpesh kërkonin mbështetje emocionale tek partnerë më të rritur. “Askush në moshën tonë nuk mund ta kuptonte atë që po kalonim,” shtoi Lovato.

Dyshja patën një lidhje me ndërprerje nga viti 2010 deri në 2016.Artistja la të kuptohej se e sheh situatën ndryshe sot, duke ngritur pikëpyetje mbi dinamikën e marrëdhënies dhe pjekurinë në moshë të re.

Lovato konfirmoi gjithashtu se kënga e saj e vitit 2022, “29”, është frymëzuar nga kjo histori. Teksti i këngës përmend diferencën në moshë dhe faktin që ajo ishte “shumë e re për të pirë verë” kur nisi romanca.

Në dokumentarin e saj të vitit 2017, “Simply Complicated”, Lovato kishte treguar se u njoh me aktorin në janar 2010 dhe se lidhja nisi zyrtarisht pasi ajo mbushi 18 vjeç.

Pas ndarjes në vitin 2016, ish-çifti ruajti marrëdhënie miqësore. Valderrama madje e vizitoi Lovato-n në spital pas mbidozës së saj në vitin 2018.

Aktualisht, Valderrama është i fejuar me Amanda Pacheco, me të cilën ka dy fëmijë. Ndërsa Lovato u martua me muzikantin Jutes në maj të vitit të kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mucunski leshimi i raketave iraniane drejt turqise eshte akt i papranueshem 69a87d9b4667e
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Lëshimi i raketave iraniane drejt Turqisë është akt i papranueshëm

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Mexhiti: Vendimi i Kushtetueses është dëshmi e qartë se e vërteta është në anën tonë

Të fundit nga

ShkoLartë