demi kosova qendron keq e renditur ne procesin e konsultimeve

Demi: Kosova qëndron keq e renditur në procesin e konsultimeve buxhetore

August 26, 2025
min lexim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur Tryezë Diskutimi me temën:“Fondet publike, shendeti publik: Analiza e transparencës së buxhetit të shëndetësisë në Kosovë”, raporton KosovaPress.

Autori i analizës “Fondet publike, shëndeti publik: Analiza e transparencës së buxhetit të shëndetësisë në Kosovë”, Agron Demi tha se Kosova nuk qëndron mirë sa i përket mbikëqyrjes parlamentare.

Kuvendi i Kosovës dhe Komisioni i tij përkatës për Shëndetësi kanë autoritetin ligjor për të mbikëqyrur se si shpenzohen fondet publike në sektorin e shëndetësisë.

Kjo përfshin shqyrtimin e ligjeve buxhetore, raporteve financiare dhe gjetjeve të auditimit.

Krahas kësaj, Demi tha se Ministria e Shëndetësisë publikon raporte, porse nuk paraqesin shumë detaje. Përveç kësaj, ai tha se mënyra e publikimit në web si në Word apo PDF i bënë ato vështirë të lexueshme.

Derisa prezantoi rezultatet e analizës, Demi potencoi se SHSKUK-ja ka një progres sa u përket publikimeve të raporteve buxhetore, porse edhe në këtë rast kritikoi mënyrën e publikimit.

Ndër të tjera, autori i kësaj analize tha se Kosova qëndron shumë keq e renditur në procesin e konsultimeve buxhetore.

Ai potencoi se Kosova ka një format veçanërisht të dobët në pjesëmarrjen e publikut, duke marrë vetëm 9 nga 100 pikë.

Ndërkaq, drejtori financiar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Enver Gashi tha se aty ku duhet të marrin pjesë qytetarët në konsultime janë të pranishëm, porse sipas tij nuk është e nevojshme çdo herë.

Siç tha ai prej secilës klinikë apo program marrim kërkesa për ofrimin e shërbimeve dhe se punojnë drejt realizimit të tyre.

Lidhur me keqpërdorimin e fondeve, Gashi tha se nuk mund të thotë se ka pasur apo s’ka pasur, pasi me këtë pjesë merren organet kompetente.

“Gjatë viteve, sektori i shëndetësisë në Kosovë është përballur me raste të shumta të keqpërdorimit të buxhetit, duke nënvizuar nevojën urgjente për transparencë dhe llogaridhënie më të fortë në shpenzimet publike. Një shembull i spikatur përfshin Fondin për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike, përmes të cilit shteti shpenzoi gati 70 milionë euro midis viteve 2013 dhe 2020 për shërbime spitalore private, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa ende i detyrohej 30 milionë euro për trajtime. Pagesat për spitale specifike turke u rritën ndjeshëm gjatë kësaj kohe, nga 30,000 euro në vitin 2013 në më shumë se 2.5 milionë euro në vit, duke ngritur shqetësime në lidhje me referime të pajustifikuara, favorizime dhe mungesë mbikëqyrjeje”, shkruan ndër të tjera në raportin “Fondet publike, shëndeti publik: Analiza e transparencës së buxhetit të shëndetësisë në Kosovë”.

Në kuadër të kësaj analize janë dhënë disa rekomandime sipas të cilave thuhet se të gjitha raportet financiare duhet të publikohen në formate të lexueshme nga makina (p.sh., Excel, CSV) dhe të përfshihen në Portalin e të Dhënave të Hapura të Kosovës për të lejuar analiza të pavarura nga OSHC-të, gazetarët dhe publiku.

Tutje shkruan se raportet duhet të përfshijnë kategori të qarta të shpenzimeve, krahasime midis shpenzimeve të planifikuara dhe atyre aktuale, si dhe përmbledhje që mund të kuptohen edhe nga jo-ekspertë.

Pjesë e rekomandimeve është se seancat dëgjimore publike ose konsultimet online duhet të futen në përdorim gjatë fazës së planifikimit të buxhetit, duke lejuar dhënien e kontributeve nga shoqëria civile, profesionistët e shëndetësisë dhe publiku i gjerë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuelta e spanjes nis me probleme 68ad80b4b4d96
Lajmi i mëparshëm

Vuelta e Spanjës nis me probleme

vdekja e dy motrave ne sarande reagimi i forte i erion braces ishte vrasje te ndryshojne urgjent 2 ligje ne kodin rrugor dhe penal 68ad816474fca
Lajmi i radhës

Vdekja e dy motrave në Sarandë, reagimi i fortë i Erion Braçes: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje në Kodin Rrugor dhe Penal

Të fundit nga

ShkoLartë