demet qe solli stuhia permbytje ne vlore dhe durresrrezohen pemet ne fier dhe maliq 68b35937812f3

Dëmet që solli stuhia/Përmbytje në Vlorë dhe Durrës,rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

August 30, 2025
min lexim

Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite. Reshjet e dendura sollën përmbytje të menjëhershme në disa akse kryesore të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar probleme sidomos në zonat me kanalizime të amortizuara.



Në plazh, pushuesit u larguan me nxitim, ndërsa çadrat u mbyllën nga era e fortë. Si pasojë e stuhisë, mbetën pa energji elektrike, përkohësisht disa zona në Gjirin e Lalzit, Sukth, Manzë dhe Xhafzotajt.

Probleme u shënuan edhe në Port ku Tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca” iu shkëput një kabllo lidhëse me kalatën, duke krijuar rrezik për përplasje. Autoriteti Portual dhe Kapiteneria e Portit ndërhynë menjëherë me rimorkiatore. Pas stabilizimit, trageti vijoi normalisht lundrimin drejt Barit.

Përmbytje nga stuhia pati edhe në Vlorë. Pati probleme ne disa prej akseve te qyterit dhe prezence te uji ne rreth 15 banesa.

Përmbytje pati edhe në qytetin e Lusnjes dhe Fierit. Disa rrugë u përmbytën ,ndërsa në aksin Fier – Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës” u rrëzuan disa pemë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.

Stuhia preku edhe Korcën. Në Maliq si rezultat i erës së fortë raportohet për rënie të pemëve dhe bllokim të rrugëve.  Ndërkohë një traget turistik i Maqedonisë së veriut, i cili ishte duke udhëtuar nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, është kapur në befasi nga stuhia e madhe që përfshiu venfin fqinjë. Mësohet se i detyruar në këto kushte, udhëtoi në pjesën Shqiptare shumë pranë bregut, ku moti idhte më pak i qetë ndërsa nuk raportohen dëme. Ndërkohë autoritetet Shqiptare doganore bejne të ditur, se njoftimi ka ardhur paraprakisht nga pala maqedonase.

SHKODRA

Në shkodër stuhia nuk shkaktoi probleme. Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve. Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet.

LEZHA

Reshjet e dendura të shiut kanë sjelle largimin e pushuesve nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Pritet që në orët në vijim deri në mbrëmje reshjet të vazhdojnë në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Pukë, Fushë- Arrëz, Vau i Dejës dhe Malësi e madhe.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cifti i famshem nis nje sipermarrje se bashku dua lipa dhe calum turner themelojne twentytwo films 68b3562e0db5e
Lajmi i mëparshëm

Çifti i famshëm nis një sipërmarrje së bashku, Dua Lipa dhe Calum Turner themelojnë TwentyTwo Films

57 zjarre gjate dites aktualisht jane vetem dy aktive 68b35b50ce3f4
Lajmi i radhës

​57 zjarre gjatë ditës, aktualisht janë vetëm dy aktive

Të fundit nga

ShkoLartë