deme te medha ne fshatin dervar te vushtrrise 69600fd135e2e

Dëme të mëdha në fshatin Dërvar të Vushtrrisë

January 8, 2026
1 minut lexim

Nga vërshimet e fundit është prekur edhe komuna e Vushtrrisë. Megjithatë për dallim nga zonat e tjera të vendit, në këtë komunë situata është më e qetë. Dëme me të mëdha janë vërejtur në fshatin Dervar. Nga komuna kanë thënë se dëmet do të vlerësohen dhe më pas do të përcillen në nivel qëndror.

Vërshimet e ujit pas reshjeve të një dite më parë, ia shkatërruan pothuajse të gjitha pajisjet shtëpiake Haki Dervarit në Vushtrri.

“Mi ka prish në friz ato, plot mish e kam pasë, plot, krejt e ka prish fije për fije. Frizin ma ka dëmtua, makinën e larjes e ka prish, një shporet të rrymës e ka prish krejt edhe një trafo të madhe e ka prish totalisht, çka ki me ba ski çka i bën. E kam lëshua motorin prej orës 7 po spo ja lë shejë, ujë ka shumë”, tha Haki Dervari.

Uji që ka vërshuar rrugët nga lumi Sitnica, që shtrihet në pjesën lindore të qytetit, ka vështirësuar edhe qarkullimin e veturave. Rruga Dervar Pestovë është bërë thuajse e pakalueshme nga vërshimet, ndërkaq uji që vjen nga lumi Sitnica ka filluar të depërtoj edhe në katet përdhese të shtëpive përreth.

Kryetari i Vushtrrisë ka treguar edhe për dëmet e tjera në toka bujqësore, megjithatë sipas tij situata është e menaxhueshme.

“Kemi ngrit shtabin emergjent, dua të falënderoj njësinë e zjarrfikësve, Stacionin Policor, Kryqin e Kuq, Shoqatën e Peshkatarëve si dhe operatorët që kanë qenë në gatishmëri me makineritë e tyre, gjithsesi tash del komisioni e bën vlerësimin”, tha Idrizi.

Sa i përket vlerësimit të dëmeve, Idrizi tha se komuna nuk ka buxhet për kompensim, mirëpo pas vlerësimit, të dhënat do të përcillen në nivelin qendror.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri ne autostraden vlore fier izolohen 6 fshatra 69600db27d6ba
Lajmi i mëparshëm

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

kate hudson zbulon se iu desh te shtonte shtate kilogram per nje rol te ri 696010f47bed0
Lajmi i radhës

Kate Hudson zbulon se iu desh të shtonte shtatë kilogram për një rol të ri

Të fundit nga

ShkoLartë