deme nga rreshqitjet ne gjirokaster toka ne disa lagje te qytetit rreshqet duke sjelle shqetesim per banoret 6963c4c42212a

Dëme nga rrëshqitjet në Gjirokastër, toka në disa lagje të qytetit rrëshqet duke sjellë shqetësim për banorët

January 11, 2026
1 minut lexim

Rruga që lidh tre lagje në zonën  pas Kalasë Argjiro në Gjirokastër është bllokuar si pasojë e një rrëshqitjeje të madhe dheu, duke vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme për dhjetëra e qindra banorë.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë banorë të lagjeve Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë, të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë.Masivi i madh i dherave ka zënë rrugën kryesore që lidh lagjet, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të mjeteve dhe duke kufizuar aksesin në shërbime. Banorët janë të detyruar të lëvizin në këmbë nëpër shtigje të improvizuara, në kushte të vështira dhe të pasigurta.

Veçanërisht e vështirë është situata për 170 fëmijë që ndjekin shkollën “Naim Frashëri”, të cilët, ndonëse vazhdojnë të shkojnë në mësim, detyrohen të kalojnë çdo ditë nëpër rrugë të dëmtuara dhe terrene të vështira, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e masivit të dherave dhe rehabilitimin e rrugës, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës po pret raportin e Shërbimit Gjeologjik, i cili ka kryer studime jo vetëm në këtë zonë problematike, por edhe në disa pika të tjera të qytetit ku janë evidentuar rrëshqitje të mëdha dheu.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthimi i gattusos 6963c41495b2e
Lajmi i mëparshëm

Shpërthimi i Gattusos

kush eshte kolona e peste qe po e rrezikon ldk ne qe pas vdekjes se rugoves flet saim tahiraj 6963c51e129da
Lajmi i radhës

Kush është “Kolona e pestë” që po e rrezikon LDK-në që pas vdekjes së Rugovës, flet Saim Tahiraj

Të fundit nga

Trepça shpërthen në Mitrovicë

Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore e madhe ndaj Sigal Prishtinës 95:69! Vendasit e kontrolluan ndeshjen me ritëm të lartë dhe tranzicion të shpejtë, duke krijuar diferencë të madhe dhe duke e menaxhuar
ShkoLartë